E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, Interpol vlerëson policinë shqiptare

Foto Ilustruese

TIRANE- Policia Shqiptare ka marrë vlerësime nga Interpol për punën e saj në goditjen trafikut të drogës, kontrabandimit të njerëzve apo falsifikimit te dokumenteve.

Në Raportin e Vlerësimit të Rrezikut të Kriminalitetit në Europën Juglindore (SEETAC), detaje nga i cili janë bërë publike nga Policia e Shtetit  thuhet se ; Rastet e sekuestrimit të heroinës, e cila tranzitohej nga Shqipëria drejt Italisë fqinje, kanë rënë, ashtu siç vihet re një rënie e vazhdueshme e numrit të sekuestrimeve gjatë viteve të fundit, si rezultat i goditjes së suksesshme të trafikimit që përdorte mjete lundruese nga Shqipëria në Itali. Goditja e një transporti të tillë nga ana Shqiptare dhe Italiane ka çuar në mënjanim në rritje të Shqipërisë si tranzit për dërgesa të mëdha heroine.

Punë e mirë, sipas raportit të Interpol është bërë edhe në nivelin e sekuestrimit të kanabisit.

Sipas policisë, vlerësime janë bërë dhe për sa i përket goditjes së rasteve të kontrabandimit të njerëzve, ku theksohet fakti se shifrat kanë rënë ndjeshëm falë menaxhimit të integruar të kufijve, rritjes së punës për trajtimin e falsifikimit të dokumenteve në Shqipëri dhe liberalizimit së fundi të vizave me vendet e BE-së.

Progres ka patur edhe në drejtim të falsifikimit të dokumenteve, ku meritë për këtë rënie ka patur prodhimi së fundi i pasaportave biometrike, duke e bërë shumë më të vështirë falsifikimin e dokumenteve të identitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›