E Diel, 1 Nëntor 2026

Video-përgjimi, shtyhet për në 11 korrik gjyqi ndaj Metës

Gjykata e Lartë ka marrë kohë për të vendosur nëse hetimi i Ilir Metës nga prokuroria ka qenë i paligjshëm ose jo. Për shkak të çështjes mjaft koplekse Kolegji penal do të vendos në datën 11 korrik, nëse do të pranojë kërkesat e avokatëve të Ilir Metës si dhe të prokuorit për video-përgjimin Meta- Prifti. Në seancën e dytë në Gjykatën e Lartë ka qenë prokurori Bujar Sheshi ai që ka kërkuar rrëzimin e kërkesave të avokatëve të Metës, Petrit Serjanit dhe Gëzim Veleshjës që kanë kërkuar, pavlefshmërinë e hetimeve. Por kërkesat paraprake të avokatëve si mosmarrjen parasysh të mendimit të tyre për ekspertët e huaj, si dhe dëshmia e Dritan Priftit se është i pandehur kanë marrë përgjigje nga prokurori. Ky i fundit ka shpjegur se çështja e videos ka nisur në 12 janar të 2011 si hetim nëse ajo ishte e autentike ose e manipuluar. Më pas ekspertët e huaj që ka marrë organi akuzës kanë vërtetuar se nuk ishte e montuar në datën 7 shkurt, më pas në 8 shkurt Dritan Prifti ka dhënë dëshminë e tij dhe ka pranuar se videon e kishtë realizuar ai dhe në datën 9 shkurt prokuroria e Tiranës i ka kaluar për kopetencë të përgjithshme sepse personazhet në këtë video si Meta dhe Prifti ishin me imunitet. Në datën 9 shkurt organi qëndror i akuzës ka vendosur emrin e IIlir Metës në çështje dhe në 11 shkurt ka kërkuar në kuvend heqjen e imunitet të tij. Për këtë arsye sipas prokurorit hetimet për Metën kanë nisur në shkurt dhe jo në janar dhe janë të vlefshme brenda afatit. Për ekspertët akuza ka deklaruar se nuk ishte nevojshme marrja e mendimit të avokatëve se Meta nuk ka qenë person në hetim. Ndërsa për dëshminë e Priftit prokurori Bujar Sheshi ka pohuar se ai është i pandehur por jo në këtë çështje por në një dosje që s`ka lidhje me atë që akuzohet Meta. Për të gjitha këto kërkesa paraprake relatori i çështjes Ardian Dvorani ka kërkuar kohë dhe do e jap vendimin në datën 11 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›