Mjedisi, liste per "shkarkimin" e Rames
Numri dy i Ministrise se Mjedisit, Taulant Bino, fajesoi dje kreun e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, se ne vend te dekoroje kryeqytetin me rastin e festave te fundvitit, tenton ta veshe ate me plehra. Sipas Binos, pikerisht dje, kur te gjitha kryeqytetet evropiane dekorohen per festa, Rama po e le bosh dhe ne plehra kryeqytetin tone. "Sot, Tirana eshte i vetmi kryeqytet ku kreu i bashkise hedh plehra ne vend te dritave. Edi Rama eshte i vetmi kryebashkiak, qe festen e zevendeson me krimin me te shemtuar mjedisor", akuzoi Bino, duke premtuar marrjen e masave konkrete ndaj kreut te bashkise se Tiranes, perfshire edhe shkarkimin e tij nga posti per shkelje te renda, si ato te dy diteve me pare, ku u tentua te mbushej Tirana me plehra. "Ne baze te ligjit organik per organizimin e pushtetit vendor, kryetari i bashkise, shkarkohet kur kryen shkelje te renda te Kushtetutes dhe te ligjeve. Ne po shqyrtojme marrjen e masave administrative ndaj Edi Rames, perfshire ketu edhe shkarkimin e tij si kryetar bashkie", tha Bino. Po keshtu, ai informoi se Ministria e Mjedisit, ka kerkuar nga organet e rendit, informacione mbi punonjesit e bashkise qe tentuan te hidhnin plehra ne kryeqytet, duke garantuar se ne kuader te mbrojtjes se mjedisit dhe ligjeve ne fuqi, do te merren masa administrative si gjobat, ndaj ketyre punonjesve. Nga ana tjeter, Bino fajesoi kryetarin e Bashkise, Rama, per nje sere problemesh ne kryeqytet. Sipas tij, cilesia e jetes ne Tirane po perkeqesohet gjithnje e me shume, trafiku eshte katastrofik dhe transporti urban ne shkaterrim pasi eshte ne duart e klaneve puniste. "Lulishtet dhe kendet e lojerave po zhduken nga betoni i klanit punist te ndertimit. Qyteti jeton ne mjegullnaje pluhur dhe vendi permbytet, sa here bie shi", akuzoi Bino. Ne kete kuader, numri dy i Ministrise se Mjedisit, theksoi se per te gjitha keto, ka vetem nje pergjegjes, dhe ai eshte Edi Rama. Per kete arsye, Bino theksoi se do te kerkohet marrja e masave administrative ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes, duke marre shkas nga veprimi i tij i fundit, per te hedhur plehra ne kryeqytet ne vend ta dekoroje ate me rastin e festave te fundvitit.
Lista kunder Rames
Cilesia e jetes ne kryeqytet, e perkeqesuar
Trafiku ne gjendje katastrofike
Transporti urban ne duart e klaneve puniste, sa vjen e shkaterrohet
Lulishtet dhe kendet po zhduken nga betoni i klanit punist te ndertimit
Tirana jeton ne mjegullnaje pluhuri
Qyteti permbytet sa here bie shi
Lista kunder Rames
Cilesia e jetes ne kryeqytet, e perkeqesuar
Trafiku ne gjendje katastrofike
Transporti urban ne duart e klaneve puniste, sa vjen e shkaterrohet
Lulishtet dhe kendet po zhduken nga betoni i klanit punist te ndertimit
Tirana jeton ne mjegullnaje pluhuri
Qyteti permbytet sa here bie shi