Letersia shqiptare
Drago Siliqi
Ai lindi me 9 qershor te vitit 1930 eshte poet dhe publicist shqiptar. Studimet e larta i kreu ne Universitetin e Moskes. Pas kthimit ne atdhe punoi si redaktor dhe drejtor i Shtepise Botuese "Naim Frasheri". Per here te pare shkroi ne moshen 15-te vjecare. Nga veprat e tij permendim: "Zgjimi i pranveres", "Kenge per dashurine e vjeter", "Kur zemra flet", etj. Jeta e ketij djaloshi shkodran u be e shkurter - ai nderroi jete ne nje fatkeqesi ajrore ne Kine me 1964- por ai ka lene pas nje numer poezish, prej te cilave disa vlejne te lexohen edhe sot.
Dashunia
C'asht dashunia? - flasin shume ne bote.
Ca lule vjeshte, qe genjejne rinine.
C'asht dashunia?... Vec nje andrr' e kote, -
thone gjithe ata, qe s'njohen dashunine.
C'asht dashunia?..... Interes n'dy ane.
E krahasojne ate me tregetine
te gjithe ata, qe rini n'zemer s'kane
e s'mund ta gjejne ne jete kurre dashunine.
C'asht dashunia?... Lule e vertete,
por plaket jeta, ajo ma nuk ndrin, -
thone gjithe ata, qe s'jetojne dot nje jete
e s'kane fuqine ta mbajne dashunine.
Asht dashunia: krue i pashterim!
Sa here qe pi, ma shume te shtohet eti.
N'te pasqyrohet qielli ne kthjellim,
ma e pafundshme ajo asht se deti.
Asht dashunia: ere e lire, qe fryn
e plaget ma te randa t'i sheron,
miniere e thelle, qe plot visare ndryn,
pallat prrallor, ku lumtunia rron.
I ka ajo dy syte porsi perria,
zemren e saja ma te nxehte se zjarri,
floket - te arta, ndjenjat - si magjia,
me te nder lufta bie luftetari.
Edhe nuk vdes. S'asht anderr kjo. E vertet.
Per gjithe ata qe kane dashuni.
Ajo provohet vec nje here ne jete,
nuk vdes, as plaket kurre si per cudi.
*/*
Nuk di se si me lindi dashunia
Nuk di se si me lindi dashunia,
nuk di se si u lidhem na te dy.
Porse me duket: gjithe vitet e mia
sikur perhera une kam qene me ty.
Ne fund te dheut fshehun ti po te ishe,
me fale po t'duhet ma se sa nje jete,
porsi kalores prrallash do te vijshe,
nder njemije shtigje ty kisha me t'gjete.
S'te dashunoj si zanen mrekullore,
qe ferferit n'mendafshe anembane -
si shokun por ma te afert, qe perdore
kalojme brigje e shtigje prane e prane.
1953