E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha, dhune ndaj punonjesve te bashkise

Deputetet e Partise Socialiste i kerkuan serish dje Kryeministrit, Sali Berisha, hapjen e kutive, ose largimin e tij, nderkohe qe denoi ashper, sulmin ndaj protestuesve, punonjes te pushtetit vendor. Nje dite pas protestes se pushtetit vendor, Eduard Shalsi dhe Olta Xhacka, kerkuan publikisht, hapjen e kutive ose largimin e tij me kutite e mbyllura. "Sali Berisha nuk deshiron te kuptoje se refuzimi i hapjes dhe transparenca e kutive te 28 Qershorit, po sjell nje zinxhir pasojash qe ndermjet te tjerave po asfiksojne edhe demokracine vendore ne Shqiperi. Nje Kryeminister qe nuk provon dot legjitimitetin e tij sepse ka frike te tregoje se cfare permbajne kutite e votimit nuk mund te qeverisi ne menyre demokratike ndaj duhet te largohet se bashku me kutite e mbyllura", akuzoi Shalsi. Sipas tij, qe kur erdhi ne pushtet, Sali Berisha, nuk mund te pranonte refuzimin e vazhdueshem qe qytetaret e ketij vendi i kishin bere atij dhe kandidaturave te tij ne zgjedhjet vendore, ndaj nuk rreshti luften kunder pushtetit vendor duke u perpjekur vazhdimisht te pengoje, te bllokoje dhe te sabotoje punet publike me qellimin e vetem, armiqesimin e qytetareve me te zgjedhurit e tyre vendor. "Jo vetem qe nuk beri asnje gje per te vazhduar reformat ne sistemin e qeverisjes vendore, por perkundrazi shkeli dhe vazhdon te dhunoje demokracine vendore ne Shqiperi, duke deshtuar ne te njejten kohe te reformoje bazen legjislative vendore, duke mos u konsultuar per asnje rast gjate ndryshimit te ligjeve me aktoret vendore, duke injoruar krejtesisht edhe rekomandimet e nentorit te vitit 2006", vijoi akuzat Shalsi. Deputeti socialist, tha se per shkak te lakmise dhe injorances se tij per te kuptuar funksionimin e nje shteti demokratik, Sali Berisha po kerkon te ndale dhe te ktheje mbrapsht nje proces decentralizimi, qe jo thjesht dhe vetem cenon demokracine vendore ne Shqiperi, por rrezikon seriozisht integrimin Evropian te Shqiptareve. Po keshtu, edhe deputetja socialiste, Olta Xhacka, i kerkoi dje kreut te qeverise te hape kutite ose te largohet. "Sali Berisha urdheroi policine te bente te kunderten e asaj qe predikon prej ditesh. Urdheroi policine te ushtronte dhune mbi grate dhe vajzat punonjese te pushtetit vendor, qytetaret e Tiranes, qe protestonin paqesisht per te drejtat e tyre. Keto jane pamjet qe vertetojne se Sali Berisha tjeter thote e tjeter ben. Sali Berisha nuk ndalet perpara asgjeje per te mbrojtur pushtetin e tij ilegjitim. Ndaj ne i themi sot Sali Berishes: Hap kutite ose largohu", akuzoi Xhacka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›