E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedisi ndikon edhe ne skleroze

Rreth 400 mije njerez amerikane kryesisht mbi moshen 20 vjec vuajne nga skleroza e shumefishte. Ndersa per kete semundje nuk ka sherim nje studim i ri gjeti deshmi te tjera qe tregojne se simptomat e sklerozes se shumefishte ose MS kane prirje per te ndryshuar dhe semundja behet me agresive ne muajt e pranveres dhe veres. Nje studim i kryer nga Akademia Amerikane e Neurologjise tregon se simptomat e sklerozes se shumefishte mund te shtohen gjate muajve te pranveres dhe veres. Ekspertet krahasuan skanimet e trurit te 44 personave qe vuanin nga skleroza e shumefishte dhe vune re nje shtim te demtimeve apo crregullimeve funksionale gjate muajve te pranveres dhe veres. Keto demtime qe quhen lesions ndodhin ne zona te sistemit qendror nervor dhe jane pergjegjes per shumicen e simptomave te sklerozes se shumefishte. Studimi gjithashtu tregoi se temperaturat e ngrohta ndikojne ne simptomat e semundjes. Skleroza e shumefishte eshte semundje auto-imune qe ndikon ne sistemin qendror nervor. Semundja quhet autoimune kur sistemi mbrojtes i nje organizmi sulmon qelizat e veta. Skleroza e shumefishte prek rreth 1 ne 1000 vete ne Ameriken e Veriut.

Studimi mbeshtet deshmite e meparshme qe tregojne se mjedisi ndikon ne sklerozen e shumefishte. Autoret e studimit thone se keto rezultate duhet ti ndihmojne mjeket per te kryer prova te tjera klinike qe marrin parasysh edhe ndikimet e motit dhe ndryshimet stinore tek kjo semundje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›