E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje jete ne maratone drejt transplantimit te veshkes

Prej 8 vitesh Vullneti eshte ne liste pritjeje per kryerjen e transplantimit te veshkes ndonese dhuruesi eshte nena e tij. Vullnet Kajo kryetar i Shoqates se Invalideve me Veshke Artificiale dhe te Transplantuar

Takimet me Vullnetin jane te shpeshta ndoshta per rastesi here te tjera per shkak te punes ndeshemi mjediseve te spitalit Nene Tereza. Nje mesoburre paksa i kerrusur per shkak te problemeve shendetesore por i qeshur. Pertej rrudhave qe kane kapluar fytyren edhe pse jeta nuk i ka buzeqeshur nuk eshte i serte madje nje te qeshur nuk ngurron te ta dhuroje here pas here ndonese thone se buzeqeshja eshte maskimi i nje gjendjeje te sforcuar nje maske per te mos depertuar ne gjendjen shpirterore. Por Vullnet Kajo kryetar i Shoqates se Invalideve me Veshke Artificiale dhe te Transplantuar e gjen shpesh ne QSUT per te zgjidhur problemet shendetesore ato personale dhe te shoqates.

Semundja

Problemet e para ne veshkat e tij i jane shfaqur qe ne moshen 4-vjecare. Semundja e rende qe kishte prekur njeren veshke infeksioni i rende qe kishte prekur veshken e tij e con drejt nje operacioni ku arrihet ti shpetohet vetem njera. Deri ne mbarim te shkolles tetevjecare shendeti i tij mbetet njesoj. Por situata nuk vazhdoi per shume keshtu. Pas vetem dy vitesh Vullnetit i rikthehen problemet shendetesore. Ishte ne vitin e pare te shkolles se mesme. Gjate kohes se qendrimit ne konvikt gjendja shendetesore perkeqesohet duke e rikthyer serish Vullnetin dyerve te spitalit. Mes shume sakrificave edhe pse ne gjendje shendetesore jo te mire ai arrin te perfundoje shkollen diplomohet si ekonomist. Per me shume se 23 vite ai endet dyerve dhe dhomave te spitalit aq sa ne vitin 2003 mjeket i japin nje lajm teper te hidhur. Ate vit edhe veshka tjeter e tij del jashte funksioni. Lajmi i dhene e trondit megjithese ai thelle kishte kohe e parandiente nje gje te tille gjithmone ka shpresuar te kryeje transplantimin e veshkave. Dhe keshtu vepron. Kryerja e transplantimit u kthye ne misionin e tij te jetes per veten gruan dhe dy femijet e tij. Ketu nis kerkesa per transplantim pas berjes se analizave te perputhshmerise me nenen rezulton pozitive. Nena ime 63-vjecare doli personi qe plotesonte te gjitha kushtet per dhurimin e veshkes - tregon Vullneti i cili thote se qe prej vitit 2003 ndodhet ne listen e pritjes per kryerjen e transplantimit te veshkes. Peripecite e tij nuk kane fund perpjekja e pare per tu transplantuar ne Turqi deshton. Spitalet e ketij vendi nuk e marrin persiper kryerjen e nderhyrjes. Ne kete menyre 45-vjecari nga Elbasani i rikthehet shtratit te dializes per ta vazhduar deri para dy vjetesh. Aktualisht Vullneti e ka te pamundur te beje edhe dializen per shkak te demtimit te venave te gjakut. Ai i eshte nenshtruar nje operacioni per berjen e mundur te dializes duke kryer tete nderhyrje dhe te gjitha kane rezultuar pa sukses duke lene keshtu te vetmen alternative per jete kryerjen sa me te shpejte te transplantimit te veshkes. Shendetesia shqiptare eshte e njohur me problemin shendetesor dhe gjendjen emergjente ne te cilen ndodhet Vullnet Kajo 45-vjecari nga Elbasani. Madje vitin e kaluar atij i kishin premtuar se do te kryhej transplantimi por nga problemi me sallat dhe mungesa e mjekeve italiane nuk u arrit te realizohej. Ne pritje te realizimit te transplantimit ai vazhdon te kryeje dializen me kateter nje dialize e sforcuar.

Familja

Por jeta e Vullnetit nga Elbasani nuk eshte e lidhur vetem me dhomat dhe mjediset e spitalit. Ne qytetin e Elbasanit ai jeton bashke me familjen gruan dhe dy femijet nje vajze 15-vjecare dhe djalin 20-vjecar. Shfaqja e hershme e problemeve shendetesore e ka penguar ne kryerjen e punes sic tregon 45-vjecari nga Elbasani ka punuar vetem 5 vite si ekonomist. Ndersa tani jeton vetem me nje pension invaliditeti pasi edhe gruaja e tij eshte e papune duke bere ndonje pune te vogel vetem gjate sezonit veror. Jetesa eshte shume e veshtire aq me teper per mua qe si person i semure dhe invalid me duhet te beje shpenzime te shumta per ilace shendetesore. Cdo muaj detyrohem te blej 100 mije leke te vjetra ilace pa perfshire ketu analizat dhe ekzaminime te tjera. Si baba dhe kryefamiljar perballimi i semundjes ka qene shume e veshtire per familjen Kajo. Edhe pse femijeve te tij Vullneti tregon se nuk u ka munguar asgje pasi te afermit e kane ndihmuar gjithmone ai ndien peng qe nuk mund te punoje me shume. Ne vitin 2003 familja ime u trondit akoma me shume. Ate kohe djali im vetem 9 vjec i thote bashkeshortes lsquoMami te lutem tia jap une veshken babit Teksa e tregon syte e tij shkelqejne dhe gjithe shprese qe endrra e tij per ti qendruar prane familjes te mos jete peng e moskryerjes se transplantimit te veshkes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›