Bursa per studentet shqiptare
Nje sere institucionesh dhe shtetesh ofrojne bursa per studentet shqiptare qe deshirojne te vijojne studimet universitare jashte vendit. Edhe kete vit Brittish Council ka nisur te pranoje aplikimet e te diplomuarve shqiptare qe deshirojne te vijojne studimet e tyre ne Britanine e Madhe nepermjet bursave Cheavning. Aplikimet per keto bursa behen ne faqen zyrtare te institucionit shteteror britanik www.britishcouncil.org/albania.htm. Ne kete faqe aplikantet mund te grumbullojne informacion per bursen dhe per dokumentet e aplikimit.
Cdo vit Brittish Council ofron nje numer te kufizuar bursash per te diplomuarit shqiptare te cilet deshirojne te vijojne studimet master dhe doktorature ne universitetet me te medha britanike. Bursa Cheavning cilesohet si nje nder me prestigjiozet ne bote dhe mbajtesit e saj vijojne studimet ne universitetet me me emer te Mbreterise se Bashkuar.
Marreveshja e bashkepunimit dypalesh mes Shqiperise dhe Kines ne fushen e arsimit eshte nenshkruar me 13 shtator 2004 ne Pekin. Sipas kesaj marreveshjeje cdo vit ne universitetet shteterore te Kines studiojne 6 te rinj shqiptare dhe 6 studente kineze fitojne nje burse studimi ne Shqiperi. Per studentet shqiptare fushat e studimit per ne universitetet kineze mund te jene te ndryshme ndersa ne pergjithesi te rinjte kineze preferojne te studiojne gjuhen shqipe ne universitetet tona. Ne baze te marreveshjes pala derguese perballon shpenzimet e udhetimit nderkombetar vajtje-ardhje ndersa pala pritese do te mbuloje shpenzimet e shkollimit akomodimit dhe ushqimit duke perfshire edhe shpenzimet per sherbimet mjekesore.
Greqia eshte nje nder vendet me bujare per sa u perket bursave duke i dhene Shqiperise se paku 15 bursa ne vit. Vitin e kaluar Ministria e Arsimit e Greqise akordoi 18 bursa per te gjithe ata kandidate te interesuar te cilet jane nen moshen 35 vjec dhe nuk kane perfituar burse me perpara nga Ministria e Arsimit e Greqise. Keshtu te gjithe ata kandidate te cilet deshirojne te jene perfitues te ketyre bursave pervec kushtit te te qenit nen 35 vjec si dhe te mos kene perfituar burse me pare nga kjo ministri ka edhe disa kushte te tjera. Nje nga kushtet kryesore te cilin kandidati duhet te permbushe per te perfituar bursen eshte qe kandidatet duhet te kene bere nje flete-kerkese drejtuar nje universiteti ne shtetin grek dhe pas marrjes ne konsiderate te kerkeses se tyre nga ky i fundit te kene nje ftese pranimi nga nje universitet ne Greqi. Aplikimi behet ne ambasaden e Greqise ne Tirane.
Por nuk jane vetem keto shtete. Cdo vit fondacioni Soros si edhe vete universitetet ne faqet e tyre zyrtare kane formularet e aplikimit per bursa. Menyra me e mire per te gjetur se cilat jane bursat qe akordohen cdo vit eshte interneti ku ekzistojne portale te vecanta qe afishojne bursat nje prej te cilave ne Shqiperi eshte www.unepunoj.com.