Parku i qytetit nuk shitet!

Se në Kosovë sot gjithçka është e mundur, kjo nuk paraqet ndonjë risi. Për këtë jemi dëshmitarë të përditshëm kur bashkëbisedojmë, lexojmë, shikojmë, por edhe dëgjojmë për “vakitë” e Zotit, por jo nga Zoti, por nga robi, thotë populli.
Dje më ra të lexoja në gazetë (dhe për një kohë nuk arrita ta merrja veten) për valën e fundit të privatizimit të ndërmarrjeve në Kosovë. Sa për ta vërtetuar këtë kureshtje, habi e më shumë hidhërim, hyra edhe në uebfaqen e Agjencisë së AKP së, dhe nga ajo listë e ndërmarrjeve dhe objekteve të kësaj vale të shpallur nga kjo agjenci pashë dhe nuk u besova syve të mi, se SHITET, po po, shitet edhe një pjesë e PARKUT të madh të qytetit të Pejës- KARAGAQ. Aty më tej shkruan: “Kjo pjesë i takon parkut të qytetit Karagaq, zona kadastrale Pejë, qyteti Pejë.” A i duhet koment kësaj. Dhe, a thua në Kosovë sot gjithçka, ama gjithçka mund të shitet.?!Edhe pjesa e Parkut, e nesër edhe krejt Parku!!
E në rastin konkret, telegrafikisht pak histori dhe sa për informim, të themi se në këtë pjesë të qytetit të Pejës, me emrin Karagaq (nga turqishtja: mal i zi) varrezat e besimit mysliman ishin shndërruar në park të qytetit. Kishte ndodhur kjo në vitin 1936, me një projekt të një inxhinieri të ikur rus. Këtë fat e kishin pasur edhe dy varreza të tjera të qytetit, ai në Pehlivan Mejdan dhe Varret e Gjata, mbi të cilat në vitet dyzet e gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar ishin shndërruar në objekte apo hapësira shoqërore. Për këto veprime të pushteteve të atëhershme nga shqiptarët nuk është bërë ndonjë bujë e madhe për dy arsye: e para, se shqiptarët atëherë as që ishin pyetur për ndonjë veprim të pushtetit, dhe e dyta, tradicionalisht varrezat e këtij konfesioni nuk janë mirëmbajtur, ashtu si bëhet sot.
Por Parku për të cilin po flasim me vite e dekada ishte bërë shumë i njohur, rrëzë bjeshkëve në afërsi për nga bukuria dhe pozita që kishte si simbol i qytetit. Me fjalë të tjera, Parku në Pejë ishte një mal i vërtetë në qytet. Në vitet e pesëdhjeta pushteti kishte ndarë një pjesë të parkut me rrethore për siguri dhe akomodim të vizitorëve të shumtë-turistë, që asokohe vizitonin Pejën, si rrugë transitore Dubrovnik-Shkup-Selanik. Ajo pjesë e parkut quhej Kamp-Karagaq. Ajo pjesë e parkut me rrethore mbeti deri sot, për t’u huazuar me vonë nga OP hoteliere turistike “Metohija”, e cila paska regjistruar si pronë të veten në Gjykatën Ekonomike në vitin 1989 (Fi. 583/89) dhe 1992 (SH.A.H.TT Fi.6788/92) në vitet e vështira të suprimimit të autonomisë së Kosovës, kur shqiptarët humbën çdo të drejtë të vendosjes dhe të pushtetit.
Pak ka raste sot në Kosovë kur objekte dhe hapësira shndërrohen në sipërfaqe të gjelbra, por qytetarët e Pejës nuk e harrojnë kryetarin e parë të pasluftës, Ethem çekun, i cili pa hamendje rrënoi të gjitha ato objekte dhe lokale pa leje në Varret e Gjata dhe pas stadiumit të qytetit, për t’u shndërruar në hapësira të lira që zbukurojnë qytetin.
Edhe pse qytetari i Kosovës është i lodhur me shumë halle të jetës që e rrethojnë dhe e ngarkojnë prej papunësisë, skamjes, shëndetit, e deri te rryma e uji... ai nuk ka kohë të merret me “cikërrime” të AKP-së. Po AKP-ja shet edhe pjesë me interes të gjerë shoqëror – gjelbërimin dhe hapësirat e gjelbra, si në këtë rast. Por, në emër të qytetarëve që e duan natyrën, shëtitjen, rekreacionin dhe ajrin e pastër, kjo duhet të ndalet. Unë nuk kam forcë, kompetencë as ndikim të madh për të parandaluar veprimet që nuk e percepton mendja e shëndoshë e njeriut. Por konsideroj se reagimi im qytetar është njëkohësisht reagim i qindra e mija qytetarëve të tjerë që mendojnë jo vetëm për vete, por edhe për gjeneratat që vijnë. Me këtë rast u bëj thirrje KK-së në Pejë dhe kryetarit Ali Berisha, Sekretariatit për Urbanizëm, të gjitha partive politike, të gjelbërve të Kosovës, Shoqatës Ekologjike, shoqatës së bjeshkatarëve “Gjeravica” dhe qytetarëve, që me të gjitha forcat, kompetencat dhe ndikimin e tyre ta parandalojnë këtë dhe çdo tjetërsim të Parkut të qytetit në pronë private. Që kjo pjesë e Parkut të mos shitet, dhe nëse kjo ndodh, atëherë KK në Pejë të bëhet pronare e vetme e saj, ashtu si ishte me vite e dekada.
Interesi i përgjithshëm është mbi çdo interes tjetër.
(Autori është punëtor arsimi në pension nga Peja)