Mjegullohen shpresat për përmbytjet,rinis shiu në Shkodër
Kjo situatë mjegullon shpresat se përmbytjet mund të pakësohen, përkundrazi! Reshjet kanë nisur fuqishëm, ndërkohë që janë të shoqëruara edhe me erëra të forta. Megjithatë , Buna është tërhequr në shtratin e saj pas përmbytjes së disa lagjeve dje në qytetin e Shkodrës. Edhe në lagjen Bahçallëk, niveli i ujit ka pësuar rënie me rreth 45 centimetra gjatë natës, megjithëse ka ende sasi të mëdha uji.Edhe aksi Shkodër- Tiranë, në vendin e quajtur harku i Bërdicës, është “çliruar” tashmë nga uji, duke u bërë i kalueshëm për të gjitha automjetet. Komunat Ana e Malit, Bërdica, Velipoja dhe Dajçi vazhdojnë të jenë nën pushtetin e ujit. Në këto zona ka më shumë se 10 mijë hektarë tokë dhe mbi dy mijë shtëpi të përmbytura.