Real Madrid, gati “çmenduria” e radhës: Fabregas
Janë plot 80 milion euro në dispozicion të “Topçinjve” për të lejuar që mesfushori spanjoll të bëhet ylli i radhës që zbret në “Bernabeu”. Në fakt, në ofertën e “mbretërve” përfshihet edhe sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain.Sipas drejtuesve të Realit, Higuain vlen 35 milion euro, ndërkohë që pjesa tjetër prej 45 milion eurosh është gati në dorë. Sulmuesi pëlqehet nga trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. Megjithatë, “lufta” për kapitenin e “Topçinjve” mund të bëhet edhe më e ashpër, pasi Barcelona vazhdon të këmbëngulë për ta pasur në radhët e veta.