Botërori 2014, mijëra tifozë në ankth për Shqipëri-Zvicër
Zvicër- 6 mijë tifozët shqiptarë që kanë mbërritur në Lucernë të Zvicrës por edhe miliona tifozë në mbarë po presin sot ne ankth përballjen historike mes kombëtares shqiptare dhe asaj zvicerane.
Futbollistët e drejtuar nga nga Xhani De Biazi do të mundohen të surprizojnë skuadrën e Otmar Hitcfeld.
Ekipit kombëtar i është rezervuar një pritje madhështore në aeroportin e Lucernës, në Zvicër, ku kanë qenë afro 1 mijë tifozë shqiptarë, me flamuj kuqezi. Një atmosferë që ka elektrizuar jashtë mase futbollistët.
Ndërkohë, gjatë konferencës së fundit për shtyp, dhënë mbrëmë në Lucernë, trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi nuk ka zbuluar thuajse asnjë detaj për formacionin. Tekniku kuqezi e ka bërë të qartë se do të luajë me një sulmues të vetëm, por ende nuk e ka vendosur emrin e tij.
Si Bogdani, ashtu edhe Çani, Salihi apo Sadiku, duken të barabartë për një vend titullari. Zvicra, Sllovenia e Norvegjia janë favorite për tu kualifikuar. Nëse ne arrijmë të katërtit, do të jetë një rezultat i mirë. Ne do të japim maksimumin për tifozët tanë. Shqipëria aktualisht nuk ka ndonjë superlojtar, por ka shumë lojtarë të mirë, ndërsa atyre shqiptarëve që zgjedhin vendet e tjera, duke mohuar kombin e tyre, them se duhet tu vijë turp, tha më tej trajneri italian, duke ndezur atmosferën.
Ndaj Zvicrës nuk do të jetë e lehtë, pavarësisht mbështetjes që pritet të jetë e fortë për kuqezinjtë në shkallët e stadiumit të lucernës, pavarësisht motivimit, dëshirës së madhe për një rezultat pozitiv, e pse ta fshehim për një triumf ndaj atyre që nuk zgjodhën Shqipërinë, në fushë llogaritë bëhen ndryshe, helvetët kanë ndoshta ekipin më të fortë të grupit, e provoi këtë në kurrizin e saj Sllovenia që u mund para pak ditësh në Ljubjanë, e ndaj De Biazi ndaj Zvicrës ndryshon strategji duke e ndërtuar lojën e tij në bazë të karateristikavbe që ofron një kundërshtar i tillë..
Indikacionet e stërvitjes së fundit të bëjnë të mendosh për një Shqipëri më të kujdesëshme, natyrisht është kjo ideja e parë që vjen ndër mend me Bogdanin që pritet të luajë si sulmuesi i vetëm i mirëfilltë, Sadiku risia e anti-Qipros e i konfirmuar ndaj saj duhet të lihet jashtë për interesat e skuadrës. Moduli i italianit, një 4-1-4-1 i pastër nuk ka vend për të, por kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk do të kërkojë në sulm, thjesht do të jetë me racionale me Bulkun para mbrojtes, Mehan pak më pas Bogdanit e pranë Kukelit dhe Vilën në të djatht.
Risia dhe shansi i madh i takon Ansi Agollit në të majtë të mesfushës, i duhet të inspirojë dhe një herë me inkursionet, krosat e tij për shtatlartin e Sienës por dhe goditjet kërcënuese nga larg. Për pjesën tjetër konfirmin në bllok për mbrojtjen me katër dhe Samir Ujkanin mes shtyllave. Sa për parashikimet, një i freskët vjen nga Lorik Cana në deklaratën e tij gjatë emisionit ekzkluziv të dedikuar kombëtares kuqezi: “Fitojmë ne 1-0″.
/IDEA/