Mjekë të huaj për Yulia Tymoschenkon
UKRAINE- Një ekip ndërkombëtar i mjekëve nisi dje një kon troll mjekësor të ish-kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoschenko, e cila gjendet në burg. Tymoschenko është ankuar për përkeqësim të gjendjes së saj shëndetësore, prej se është burgosur në muajin tetor, pasi është dënuar me 7 vjet burg për keqpërdorim të pozitës.
Mbështetësit e saj dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar kanë dyshime se rasti kundër Tymoschenkos kishte për qëllim heshtjen e saj, pasi ajo është figurë qendrore e opozitës ukrainase.
Ekipi i mjekëve ndërkombëtarë, përfshin tre mjek nga Kanadaja dhe dy nga Gjermania. Ata mbërritën dje në burgun Kachavinska në Harkov, afro 500 kilometra nga kryeqyteti Kiev. Zëvendës-ministrja e shëndetësisë e Ukrainës, Raisa Moisejenko, u tha gazetarëve jashtë burgut se kontrolli mjekësor mund të zgjasë disa ditë me radhë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)