E Diel, 1 Nëntor 2026

Paneta: Buxheti i reduktuar nuk në rrezik epërsinë ushtarake

SHBA- Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, u ka thënë anëtarëve të Kongresit se propozimi i presidentit Barak Obama për buxhet më të vogël të mbrojtjes, nuk do të vërë në rrezik epërsinë ushtarake të SHBA-së në mbarë botën.

Paneta tha se vendimi për shkurtimin e programeve ushtarake, “nuk ka qenë detyrë e lehtë”, porse liderët e Pentagonit, sipas tij, janë unikë në prioritetet e tyre. Ai tha se Shtetet e Bashkuara, megjithatë, vazhdojnë të përballen me sfida komplekse të sigurisë, përfshirë terrorizmin, armet bërthamore, sjelljen e dhunshme të Iranit dhe të Koresë se Veriut, si dhe trazirat në Lindjen e Mesme.

Obama ka propozuar buxhetin e mbrojtjes 2013 në vlerë prej 614 miliardë dollarësh, afro 32 miliardë dollarë më pak se këtë vit. Zvogëlimi reflekton fundin e luftës në Irak, afrimin e përfundimit të luftës në Afganistan, si dhe nevojën për të reduktuar deficitin amerikan.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›