E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekësi, gjuhët e huaja largojnë sklerozën

LONDËR- Nëse dini të flisni rrjedhshëm të paktën një gjuhë të huaj, atëherë kjo gjë largon rrezikun e sklerozës, konstaton një studim britanik.

Shkencëtarët e Universitetit të Yorkut (Angli) kanë dalë në përfundimin se zotërimi i një gjuhe të dytë është mirë për shëndetin mendor sepse rrit fleksibilitetin mendor.

Udhëheqësi i studimit, Ellen Bialystok theksoi se ''studime të mëparshme kanë dalë në përfundimin se mësimi i një gjuhe të huaj në moshë të vogël i ndihmon fëmijët në aftësinë e tyre komunikuese, ndërsa studimi ynë tregon se gjuha e huaj ndihmon edhe në shëndetin mendor në të ardhmen afatgjatë''.

''Kërkimet tregojnë se manovrimi në një apo më shumë gjuhë të huaja aktivizon zona të caktuara të trurit dhe stërvitja e tyre është me leverdi për të ardhmen'', shtoi Bialystok.
Studimi është publikuar në revistën shkencore ''Trends in Cognitive Sciences''.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›