E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmusen: NATO e shqetësuar për zhvillimin e fundit Kosovë-Serbi

PRISHTINË- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka shprehur shqetësimin e aleancës për zhvillimet më të fundit në kufirin Kosovë-Serbi, pas arrestimit të dy policëve kosovarë nga autoritetet serbe.

“Aktualisht, ne nuk kemi fotografi të plotë të asaj se çka ka ndodhur. Qartazi, NATO është e shqetësuar për zhvillimin e fundit, por ne jemi të sigurt se palët përgjegjëse do të jenë në gjendje ta zgjidhin çështjen”,- tha zoti Rasmusen sot në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policët e Serbisë, në brezin kufitar në Merdare.

Është konfirmuar se policët Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, i janë dorëzuar misionit EULEX dhe janë kthyer në Kosovë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›