E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekësia, 2 në 3 studentë paguajnë para për provimet

Sokol Çobo

Këshilli studentor 

Fill pas arrestimit të 4 mësuesve të shkollës së mesme të Kamzës, të cilat në këmbim të parave jepnin teste të zgjidhura të maturës, reagon Këshilli Kombëtar Studentor. Ata ngrenë alarmin se ky fenomen ka zënë rrënjë jo vetëm në institucionet e arsimit parauniversitar, por edhe në ato universitare.

Koordinatorja e këtij këshilli, Esiona Konomi, raporton se 2 nga 3 studentë japin para për të marrë provimet, ndërsa thekson se institucioni më problematik mbetet Fakulteti i Mjekësisë, duke mos përjashtuar edhe ato të rretheve. “Nga kjo situatë absolutisht nuk shpëtojnë universitetet dhe këshilli që unë përfaqësoj e ka ngritur zërin disa herë. Nga rezultatet konkrete të raportit theksohet se dy nga tre studentë kanë paguar të paktën një herë në këmbim të notave të mira. Ka pasur një lloj ngërçi te mjekësia, të cilët e kanë pasur problemin më të prekshëm, për shkak të vështirësive të lëndës, por dhe të gjatësisë së studimeve. Dua të përmend edhe Universitetin e Vlorës, Elbasanit apo Shkodrës, ku regjistrohen raste të mitëmarrjes”, sqaroi Konomi. Sipas saj, strukturat e këshillit kanë paraqitur projekte për tu bërë pjesë e denoncimit të korrupsionit, por dekanatet dhe arsimi i lartë e kanë injoruar kërkesën e tyre.

Mjekësia, 2 në 3 studentë paguajnë para për provimet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›