E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Mjekësia”/ Publikohen datat e testimit elektronik, 2500 kandidatë për 400 kuota

Janë shpallur këtë të enjte datat e testimit elektronik për degën Mjekësi e Përgjithshme.

Në total 2500 kandidatë do të konkurrojnë për 400 vende të lira, që presin të plotësohet me studentët për vitin e ri akademik.

Provimet do të zhvillohen pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore nga data 14 deri më 23 gusht.

Ky është viti i dytë që zhvillohet konkursi elektronik, ndërkohë që ende nuk është zgjidhur çështja e tarifës dhe kushtit për të punuar 5 vjet në atdhe pas studimeve.

Kuvendi mbylli punimet pa dhënë një vendim për çështjen e studentëve të Mjekësisë, e kthyer nga Gjykata Kushtetuese për rishikim të disa neneve të ligjit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›