E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekësia, studentët paguajnë për nota më të mira

14/04/2011  Pedagogët nuk bëjnë publike praninë e tabelës së pikëve në fletën e provimit

Mbi 20 për qind e studentëve kanë paguar për të marri një provim, 28 % kopjojnë

Parregullsitë në realizimin e procesit mësimor, korrupsioni në marrjen e provimeve, mangësitë në kryerjen e praktikave profesionale, mosangazhimi siç duhet i stafit akademik renditen si problemet që po mbajnë peng formimin e duhur të mjekëve të ardhshëm. Anketimi i bërë me studentët e Fakultetit të Mjekësisë nga Lëvizja Studentore ka treguar se problemet më të shumta shfaqen te procesi i mësimdhënies në vitet e dyta tek ato të katërta. Zhvillimi dhe korrigjimi i provimeve po ashtu mbart probleme. Studentët mendojnë se në më të shumtën e rasteve provimi nuk paraqet performancën e tyre në tërësi, nuk është kreativ dhe nuk kërkon sintezë. Vlerësimi nuk është transparent, e cila nuk faktohet me praninë e tabelës së pikëve në fletën e provimit, çka siguron objektivitetin e vlerësimit. Konkretisht rreth 11.29 për qind e studentëve përdorin mikun për të marrë gjithmonë apo shpesh rezultate të mira në provim. Ndërsa 27,69 për qind e tyre përdorin metoda të ndryshme kopjimi, si dhe rreth 20 për qind e tyre kanë paguar lekë për të marrë një provim të paktën njëherë në jetën e tyre. Sa i takon literaturës së përdorur rezultatet e anketimit tregojnë që librat në bazë të programit janë vetëm në gjysmën e lëndëve. Teksti është i paqartë dhe i pashoqëruar me figura dhe ilustrime. Literatura e përdorur është e vjetër. Materialet për të lexuar merren në formën e fotokopjeve, ndërsa libri detyrohet të blihet nga studenti në më të shumtën e rasteve.” Njëkohësisht anketimi tregon se praktikat profesionale pranë shërbimeve mjekësore nuk zhvillohen të gjitha rregullisht. “Sasia e ofruar e eksperiencës është e pamjaftueshme, teknikat rrallë demonstrohen nga profesori, po edhe nëse ndodh, në më të shumtën e rasteve ai është teorik.” Sa i takon zhvillimit të leksioneve, rezultate negative konfirmoheshin në lidhje me objektivat e paqarta të përcaktuara në një leksion, mungesa e organizimit dhe strukturimit të tyre, mungesa e efektivitetit në zhvillimin e nocioneve bazë, mungesa e entuziazmit të profesorëve në shpjegimin e leksioneve. Anketimi tregon se ka një mungesë të theksuar të ndihmës që profesorët duhet të ushtrojnë për të zhvilluar aftësitë analitike të studentëve. Ndërsa të pyetur mbi marrjen e diplomës studentët kanë kërkuar përfshirjen e temës, ku rreth 63.96 për qind e tyre preferojnë temën, si mbrojtje të diplomës.

Pas rezultateve të analizuara u vu re një mospërputhje midis të dhënave të nxjerra nga anketimi i studentëve të dy vjetve të parë të lëndëve paraklinike dhe atyre 3-4-5 të lëndëve klinike. Për sa i përket zhvillimit të leksioneve në dy vitet e para, ai është mjaft i rregullt. Kjo edhe nga vetë fakti se pedagogët janë të jashtëm dhe jo të angazhuar në profesionin e mjekut. Përgjithësisht leksionet janë qartësisht të përkufizuara, të mirorganizuara. Gjithashtu rezultate mjaft të kënaqshme janë arritur edhe në seksionin e zhvillimit të seminareve

Urdhri i Infermierëve

Zbatimi i legjislacionit kusht për cilësinë

Realizimi i projekteve për përmirësimin e cilësisë në shërbimin shëndetësor duhet të përfshijë të gjitha kategoritë e profesionistëve. Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, në mbështetje të reformës që duhet të pësojë ky sektor, e lançuar me mbështetjen e USAID-it, ka deklaruar se ky projekt duhet të jetë gjithëpërfshirës, ku brenda tij të mos harrohen infermierët, veçanërisht kualifikimi i tyre i vazhduar. Kreu i këtij urdhri, Sabri Skënderi, shprehet se pa vlerësuar infermierët dhe pa reformuar e përmirësuar cilësinë e kujdesit infermierior nuk mund të shkohet drejt përmirësimit të cilësisë që u nevojitet pacientëve. Për këtë fillimisht i duhet kushtuar vëmendje e veçantë zbatimit të legjislacionit për kujdesin mjekësor, veçanërisht zbatimit të ligjeve ekzistuese, statuteve, rregulloreve të brendshme për të gjitha institucionet dhe shërbimet shëndetësore në vend. Kjo në mënyrë që të gjithë profesionistët e fushës të përmbushin detyrimet e tyre ndaj pacientit. “Si gjithmonë, ne vuajmë nga moszbatimi me përpikëri i ligjeve dhe rregullave, e statuteve në institucioneve”, - parashtron Skënderi. Prandaj mbi të gjitha parashtrohet e domosdoshme nevoja e verifikimit të zbatimit të ligjeve përkatëse në të gjithë sektorin shëndetësor nga institucionet dhe kategoritë e përfshira brenda tij. E lidhur me këtë fakt, Skënderi është i mendimit se strukturat përkatëse duhet të ndjekin dhe zbatojnë me korrektësi këto rregulla, por edhe të gjitha detyrat që përcakton ligji nga administrata e institucioneve, nga drejtuesit dhe nga gjithë personeli shëndetësor në tërësi. Nga ana tjetër, Urdhri i Infermierit përmend si një element të padiskutueshëm dhe me mjaft rëndësi për realizimin e reformës në shëndetësi atë të menaxhimit të institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore. Për këtë duhet menduar për përgatitje të posaçme menaxheriale në kujdeset shëndetësore. Duhet kualifikim dhe trajnim i posaçëm si menaxherë të shërbimeve shëndetësore”, - përfundon Skënderi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›