E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Tirana, linjë urbanësh të standardeve të BE

Transporti publik në Tiranë plotësohet me 10 autobuzë të rinj të linjës Qënder-Ish Kombinati Autotraktorëve -Qendër Uzina.

Kreu i Bashkisë së Tiranës gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast u shpreh se kjo është vetëm një pjesë e projektit për transportin urban për të cilin parashikohet që të zëvendësohen të gjitha autobuzët e vjetër.

Rama theksoi se ky inaugurim është pjesë e projektit të Bashkisë për të pasur në Tiranë linja urbanesh sipas standardeve evropiane
 

Ndërkohë që në pozicionin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës për herë të katër Edi Rama zhvilloi një vizitë në njësinë bashkiake nr.4 ku u takua dhe diskutoi me banorë të kësaj njësie.
 

Deri tani në transportin Urban të Bashkisë së Tiranës janë kryer disa reforma të cilat kanë prekur disa linja të qytetit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›