Paraplegjikët hyjnë në grevë urie

21 tetra dhe paraplegjikë kanë hyrë sot në grevë urie për të kërkuar rritjen e pagesës së ndihmës ekonomike.
Ata janë vendosur në ambjentet e shoqatës së tetra dhe paraplegjikëve në Laprakë dhe deklarojnë se nuk do të dalin nga greva pa u plotësuar kërkesat e tyre.
Sipas tyre marrja e një vendimi të tillë vjen pas protestave të shumta para kryeministrisë dhe mosmarrja e një përgjigje nga institucionet përkatëse.