Mjekët: Alkoolizmi lidhet dhe me sëmundje të tjera
Është organizuar dje në ambjentete qendrës spitalore Nënë Tereza, një koferencë nga Klinika e Trajtimit të Varësisë Alkoologjike me temë Alkooli, diagnostikimi trajtimi dhe rehabilitimi i personave, si dhe ndërhyrja social kulturore që duhet bërë për këta persona.
Përveç mjekëve të njohur të pranishëm kanë qenë edhe profesorë të ardhur nga Italia, të cilat kanë dhënë eksperiencat e tyre për trajtimin e këtyre rasteve. Sipas shefit të këtij shërbimi, Shpëtim Doksani, deri më tani nga hapja e klinikës janë trajtuar 288 raste, prej të cilave 8 për qind i përkasin seksit femër. Ndërkohë, profesori italian, Francesco Piani, gjatë fjalës së tij ka theksuar se e rëndësishme, përveç trajtimit të alkoolit, janë edhe diagnozat e tjera që këta pacientë paraqesin.
Të alkoolizuarit nuk kanë vetëm problemin e alkoolit, pas tyre vijnë edhe një sërë problemesh të tjera, të cilat kanë të bëjnë me sëmundjet gastroheptologjike, neurologjike, gjendje të ankthit, sqaroi Piani. Sipas tij, alkoolizmi ka korrelacion serioz në incidencën e sëmundjeve mendore. Bëhet fjalë për kategorinë e prindërve nga 30-55 vjeç, që duhet të jetë kategoria më e shëndoshë, sepse kanë në dorë edukimin e brezit pasardhës. Të alkoolizuarit, sipas mjekëve, mund të vuajnë nga çrregullimet e ankthit, depresive, luhatje të humorit, çrregullimet bipolare, çrregullimet depresive maxhore deri te psikoza alkoolike apo skizofrenia që çojnë në sjellje të dhunshme dhe të rrezikshme, duke shkaktuar kështu trauma ndërmjet dy bashkëshortëve. Këto mund të jenë abuzime fizike, verbale, kërcënime, divorc, papunësi, që reflektohen te fëmijët.
Shkrime të tjera me interes: