E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 4 dhjetor 1892 Gjeneralisimi Franco

Francisco Franco, i njohur si Franco, ishte një gjeneral dhe kreu i shtetit spanjoll, që nga tetori i vitit 1936 dhe, de fakto, regjent i mbretërisë nominale të Spanjës nga 1947 deri në vdekje, në nëntor 1975. U lind më 4 dhjetor 1892: rridhte nga një familje ushtarake dhe mori pjesë në Luftën e Marokut, duke u bërë gjenerali më i ri në Europë nga viti 1926. Pas formimit të qeverisë së Frontit Popullor, të përbërë nga marksistë, republikanë liberalë dhe fraksione anarkiste, paqëndrueshmëria u rrit. Dhuna ndërmjet grupeve militante doli jashtë kontrollit me vrasjen e parlamentarit konservator Jose Calvo Sotelo, si hakmarrje për vrasjen e Jose Castillo-s. Franco dhe bashkë-konspiratorët e tij e përdorën vdekjen e Calvos si pretekst për luftë, megjithëse, ndërkohë, e kishin gati planin e rebelimit. Franco bashkë me ushtrinë morën pjesë në grushtin e shtetit organizuar kundër qeverisë së Frontit Popullor. Puçi dështoi dhe u shndërrua në Luftën Civile spanjolle, gjatë së cilës Franco u bë udhëheqësi i nacionalistëve kundër qeverisë së Frontit Popullor. Pasi fitoi Luftën Civile, ai e shpërndau Parlamentin spanjoll. Më pas vendosi një regjim të djathtë autoritarist që zgjati deri në vitin 1978, kur u hartua një Kushtetutë e re.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›