E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 3 dhjetor 1971 Lufta indo-pakistaneze

Lufta Indo-Pakistaneze e vitit 1971 ishte një konflikt ushtarak ndërmjet Indisë dhe Pakistanit. Burime indiane, bangladeshase dhe ndërkombëtare konsiderojnë si fillim të luftës Operacionin Xhenxhis Khan, që është sulmi parandalues i Pakistanit mbi 11 baza ajrore indiane më 3 dhjetor 1971. Përgjatë kursit të luftës forcat indiane dhe pakistaneze u përplasën në frontet lindore dhe perëndimore. Lufta mbaroi kur Komanda Lindore e Forcave të Armatosura të Pakistanit firmosi Paktin e Dorëzimit më 16 dhjetor 1971. Pas kësaj, Pakistani Lindor u shkëput, duke formuar shtetin e pavarur të Bangladeshit. Rreth 97 368 pakistanezë perëndimorë që ishin në Pakistanin Lindor në kohën e pavarësimit të këtij të fundit, përfshirë 79 700 ushtarë dhe personel paraushtarak dhe 12 500 civilë, u morën si robër lufte nga India.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›