E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket Florie Peci eshte ne gjendje te mire shendetesore

Florie Peci është në gjendje të mirë shëndetësore.
Po ashtu edhe gjendja e fetusit.
Kështu thonëe mjekët të cilët po e ndjekin atë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë pas analizave të kryera. Studentja e plagosour në aksidentin e Himarës, që pak ditë më parë tronditi opinionin publik pas pretendimeve të familjarëve për përdhunim në spitalin e Austrisë është 24 javëshe shtatzënë.
Ajo nuk arrin të kujtojë fakte apo ngjarje. Megjithatë mjekët thonë se gjendja e saj nuk rrezikon fetusin.
Prokuroria e Tiranës nis verifikimin e kallëzimit penal të vëllait të Florije Peccit, për akuzën e “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. SIpas akuzës, është kërkuar sekuestrimi I kartelës mjekësore të të dëmtuares Pecci që ndodhet e shtruar në Maternitetin “Mbretëresha Geraldin” si dhe është verifikuar sistemi TIMS I hyrje daljeve të Peçit. Hetuesit, gjithashtu kanë kërkuar të dhëna nga INTERPOL-i shqiptar për saktësimin e vend qëndrimit të Peccit gjatë datës 20 -25 shtator, kur edhe mendohet se është ngjizur shtatëzania e saj. Pritet që në ditët në vazhdim, të pyetet kallëzuesi Gazmend Peçi dhe më pas t’i kryhet një ekspertizë psikike të dëmtuarës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›