E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasen 4 automjete te Porcelani

Katër automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir në rrugën e Porcelanit, pranë pikës së prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit nga kompania Aleat. 

Fatmirësisht nga përplasja e mjeteve ka patur vetëm 2 drejtues të lënduar lehtë, për të cilët është dashur vetëm një ndihmë e parë mjekësore. 

Sipas burimeve pranë policisë rrugore të cilat kryen veprimet e para hetimore në vendngjarje, shkak ka qënë një manovrim i gabuar për t’u kthyer në krahun e majtë që e ka bërë të pa shmangshme përplasjen nga mjetet e tjera që vinin nga pas, kjo edhe për shkak të mos respektimit të distancës së sigurisë nga këto të fundit.

Ngjarja është klasifikuar si karrambol me dëme materiale, dhe drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të kryejnë veprimet për zhdëmtimin nga kompanitë e sigurimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›