Kompensimi, tokat ne verifikim

TIRANE - Procesi i verifikimit te parcelave dhe siperfaqeve te tokave, me te cilat do te behet dhe kompensimi fizik i ish-pronareve ka filluar. Me gjithe kete intensitet pune, nuk jepen afate per perfundimin e tij. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimi te pronave te ish-pronareve thote se po punohet ne bashkepunim me zyrat e Mbrojtjes dhe Administrimit te Tokave dhe drejtorite e pyje ne rrethe, por nuk deklaron afate se kur do te perfundoje verifikimi, i cili pritet me mjaft interes nga ana e atyre personave qe mendojne se perfitojne nga ky proces. "Po punohet per verifikimin e parcelave dhe siperfaqeve per te pare fizikisht ku ndodhen, juridikisht si eshte statusi ligjor dhe me tej per te plotesuar dokumentacionin e nevojshem per te mundesuar transferimin e ketyre pronave nga shteti te subjektet qe do te shpronesohen" tha dje, zv.drejtori i AKKP, Genci Cela. Pas kesaj pritet qe te percaktohet dhe harta e vleres se tokes, e cila eshte bere e ditur se mund te filloje pas shtatorit.
Por nuk mendojne keshtu ish-pronaret, te cilet shfaqen skeptike, ne lidhje me ecurine pozitive dhe sipas afateve te ketij procesi, i cili sipas tyre, mbahet i bllokuar per 17 vite me radhe. Ish-pronaret jane shprehur se, "nese kompensimi financiar duket nje ide e larget, edhe kompensimi fizik mund te konsiderohet i tille". Ndonese donacioni i fundit i qeverise shqiptare per Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, prej 71 ha pyje e kullota, iu shtua fondit prej 175000 ha toke bujqesore, ende nuk eshte proceduar ne kete drejtim. Nderkohe ne lidhje me ceshtjen pronaret legjitime prononcohen te pashprese. "Nuk mund te behet fjale per kompensim brenda ketij mandati qeveritar. Per sa kohe nuk ka perfunduar procesi i kthimit te pronave nuk mund te kuptoj si mund te behet kompensimi i pronave", thote sekretari i shoqates "Pronesi me Drejtesi", Rushit Vorpsi. Per te cilin, nje proces i tille po zvarritet pa fund, ndonese vete qeveria dhe kryeministri Berisha jane shprehur mese te vendosur per realizimin ne afat rekord te ketij procesi. I cili eshte i lidhur dhe me verifikimin e pronave. Nje tjeter projekt pa afat i AKKP qe mban peng ish pronaret eshte dhe percaktimi i hartes se vleres se prones, projekt per te cilin qe prej 2007 eshte ngritur nje grup nderministror pune, por qe ende nuk ka perfunduar. Mesohet se per kete po punohet, por ende pa ndonje rezultat te dukshem, qe do te sillte dhe fillimin e kompensimit fizik te ish-pronareve, te cilet e presin kete akt qe prej 17 vitesh. A.G