E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët: Në 2009 duam aparaturën e shkrirjes së gurit në veshka

Shërbimi i Urologjisë do të kërkojë zyrtarisht që një nga investimet më serioze në vitin 2009 të jetë blerja e aparaturës së shkrirjes së gurit në veshka. Por këtë herë aparatura nuk duhet të jetë si ajo që ka katër vite që është prishur e ka kohë që është hequr nga përdorimi në spitalet Evropiane. Shërbimi i Urologjisë kërkon që të blihet aparaturë "ES///ËL", (extracorporeal shok-//ëave lithotripsy), e cila me anë të goditjes që i shkakton veshkës arrin të copëtojë gurin dhe të përmirësojë gjendjen e pacientit. Të sëmurët me veshka në vendin tonë, ata që kanë gurë, pavarësisht se vuajnë nga një problem i vogël shëndetësor, futen në operacion, sepse aparatura ka kohë që nuk funksionon në spital, as nuk është rregulluar, as nuk është propozuar asnjë fond për restaurimin e saj pavarësisht ankesave dhe kërkesave të herëpashershme të pacientëve. Nëse aparatura do të vendoset në spital, atëherë 400-500 pacientë do të shpëtojnë nga operacioni dhe do të heqin gurët e tyre nga organizmi vetëm nëpërmjet një procedure "rutinë". Janë qindra persona në të gjithë vendin, të cilët vuajnë nga problemet e gurëve në veshka. Për gjatë 40 viteve si mjek, Flamur Tartari ka paraqitur në Kongresin Ndërkombëtar të Urologjisë, studimin e tij, i cili ngre disa pista për formimin e gurëve në veshka në Shqipëri, Greqi, Rajonin e Puljas.

Studimi

"Sipas historisë, në Dyrrah, janë gjetur skelete me gurë në veshka. Zonat bregdetare të Shqipërisë, Greqisë, Puljas, bregdetit Dalmat, janë zona endemike të përhapjes së gurit në veshka", tregon doktor Falmur Tartari, i cili përgjatë gjithë kësaj kohe ka marrë në shqyrtim në studimin e tij rreth 30 mijë raste të pacientëve me gurë në veshka. Sipas tij, shfaqja e gurëve varet nga pozita gjeografike, uji, dehidratimi gjatë sezonit të verës, sidomos te fëmijët e vegjël. "Mosmarrja e sasisë së lëngjeve për të cilën ka nevojë organizmi, në mënyrë të veçantë në ditët e verës sjell edhe dehidratim, që çon më pas në formimin e gurëve", thekson Tartari. Po ashtu, faktorët kryesorë të shfaqjes së gurëve në veshka janë faktori gjenetik, një dietë jo e mirë ushqimore. Sipas mjekut, ky studim shumë vjeçar dhe të tjera që janë referuar vetëm për këtë problem, do t‘i shërbejnë edhe mjekëve të rinj, të cilët edhe në konferencat dhe kongreset e organizuara kanë treguar se do të jenë specialistë të mirë të fushës. Studimi i gurëve në veshka të 30 mijë rasteve në vendin tonë është vlerësuar gjatë Kongresit Shqiptar të Urologjisë. Pak kujt do t‘i shkonte në mendje se mjekët do të bënin "reklamë" për imazhin e vendit te 300 të huaj nga e gjithë bota. Përgjatë tre ditëve me radhë, mjekët nga e gjithë bota kanë referuar mbi problemet e incontinencës te femrat, prostatës te meshkujt, gurëve në veshka, teknikave të reja për trajtimin e sëmundjeve për të cilat "përgjigjen" mjekët urolog.

Kongresi

Më shumë se 300 mjekë të njohur nga e gjithë bota kanë referuar për tre ditë me radhë, në Konferencën Ndërkombëtare të Urologjisë. Janë prezantuar studime për sëmundjet e veshkave, prostatës në vendet e rajonit, si dhe aplikimi i metodave më të avancuara në trajtimin e tyre. Shoqata shqiptare e urologjisë prezantoi edhe një revistë shkencore me punime të mjekëve shqiptar dhe të huaj, e cila i shtohet arkivit të botimeve shkencore.

"Kam kënaqësinë që të prezantoj këtë botim, ku do t‘u jepen një sërë shansesh mjekëve të rinj, për të lançuar studimet e tyre mjekësore. Këtë revistë e kemi adoptuar nga shoqata Evropiane e urologjisë, ku shkruajnë mjekët më në zë", tha Tartari, i cili veç mjekësisë, bashkë me kolegët e tij, pretendojnë të jenë negociatorët më të mirë të integrimit në BE, edhe për realizimin e një prej aktiviteteve më të njohura, si Kongresi Ndërkombëtar i Urologjisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›