E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët: Nuk kemi me se të qepim plagët e të lajmë duart

Sipas mjekëve të Urgjencës, mungon peri për qepjen e plagëve dhe sapuni për larjen e duarve. Kjo është skandaloze!

Spitali Ushtarak

Urgjenca e Spitalit Ushtarak ndodhet në gjendje kritike. Bluzat e bardha të këtij shërbimi po përballen me mangësi për materialet më elementare që iu nevojiten për t’u ardhur në ndihmë pacientëve. Duke e quajtur “situatë skandaloze” mjekët e këtij shërbimi i janë drejtuar Drejtorisë së këtij spitali që të merren masa urgjente për furnizim, në të kundërt, pasojat do të bien mbi pacientët.

Urgjenca

Mangësitë janë prej disa ditësh por tashmë situata është kritike pasi mungesat janë aq të theksuara sa është skandaloze të mendosh se kjo është Urgjenca e Politraumave, e vetmja në vendin tonë. Kështu u shpreh njëri nga mjekët e këtij shërbimi duke theksuar se tashmë Drejtorisë së spitalit i janë bërë prezente këto shqetësime. Sipas mjekëve, mangësitë fillojnë nga sutura, që është material qepës për plagët e pacientëve, mungon edhe pavuloni që është i domosdoshëm për injektimin e narkozës, të pasuara nga mungesa e vigoneve, dopamina dhe tubat e intubimit. Madje, skandali i mangësive vijon edhe me sapunin dhe detergjentet që nevojiten për dezinfektimin e mikrobeve për të shmangur infeksionet tek pacientët. Këto sipas mjekëve janë elementet më të domosdoshme që i nevojiten një spitali dhe aq më tepër Urgjencës së Politraumave. “Është skandaloze por fatkeqësisht vazhdojnë sot dhe kësaj dite mungesa e sapunit në urgjencë. Autoklavi i urgjencës është me defekt, duke mos siguruar kështu sterilitet për materialet. Vazhdon mungesa me bluza, telina dhe çarçafë për sallat e operacioneve në urgjencë”,- bëhet e ditur në kërkesën urgjente që i është dërguar Drejtorisë së Spitalit Ushtarak nga personeli i urgjencës.

Masat

Kërkojmë sot dhe për të disatën herë që të mos mungojnë medikamentet dhe materialet e konsumit në urgjencë, për asnjë lloj shkaku. Kështu i është drejtuar stafi i urgjencës Drejtorisë së Spitalit Ushtarak, duke theksuar se këto mangësi sjellin pasoja mbi shëndetin e pacientëve “Nëse nuk i sigurojnë dot elementet më të domosdoshme, njoftojmë instancat përkatëse që ne nuk e mbajmë Politraumën, për kaq kohë derisa të plotësohen mungesat”,- bëhet e ditur në kërkesën drejtuar Drejtorisë së Spitalit. Sipas mjekëve, Urgjenca e Politraumave pret çdo ditë dhjetëra pacientë me dëmtime të ndryshme nga aksidentet dhe shkaqe të tjera dhe është e vetmja në vendin tonë që ofron këtë shërbim, ndaj dhe realizimi i këtyre kërkesave është emergjente.

Mjekët: Këto mangësi po sjellin pasoja mbi pacientët

Mjekë që nuk kanë me çfarë të lajnë duart dhe mungesa të detergjenteve për të dezinfektuar sallat e operacionit. Sigurisht që këto mangësi do të sjellin në mënyrë të pashmangshme pasoja mbi pacientin, pasi ata do të marrin infeksione të rënda. Kështu shprehen bluzat e bardha të këtij shërbimi, duke theksuar se problemi fillon që tek autoklavi i urgjencës që siguron sterilitetin për materialet, që prej kohësh është jashtë funksionit duke vendosur në rrezik serioz, sterilitetin e materialeve që përdorin mjekët çdo ditë mbi pacientët. “Është e domosdoshme që të lahen duart sa herë që bëjmë manipulime me pacientët, por e vërteta është se mungon edhe sapuni pale` detergjentet e tjerë”,- pohojnë mjekët. Sa i takon mangësive të medikamenteve ata theksojnë se shpesh i blejnë vetë pacientët por ndodh që këto mangësi të dëmtojnë shëndetin e tyre pasi ato janë elementet që u duhen urgjencave, ndaj dhe duhen dhënë me urgjencë.

Sipas sinoptikanes Xhakollari ende nuk ka ikur i nxehti afrikan. Në mesin e javës, temperaturat rekord

Parashikimi, mesi i javës shënon temperaturat rekord për stinën

Stina do të rikthejë të nxehtin afrikan edhe pse është drejt fundit të saj. Madje në mesin e kësaj jave do të shënohen temperaturat më të larta që janë shënuar gjatë gjithë stinës së verës. Këtë e pohon sinoptikania Rezarta Xhikollari, pranë Shërbimit Meteorologjik të Forcave Ajrore, e cila pohon se temperaturat e larta do të vihen re pothuajse në gjithë vendin. “Temperaturat pritet të rriten me 5 gradë celsius, nga mesi i javës tjetër, duke shënuar kështu ditët më përvëluese të sezonit”,- thekson Xhakollari. Pavarësisht motit me re` kryeqyteti ka qenë sot i boshatisur, pasi banorët janë tërhequr nga bregdeti. Këtë fundjavë temperaturat u ulën nga 30-34 gradë, ndërsa niveli i reshjeve të shiut ishte më i lartë në Kuçovë, 11 milimetra. Kjo situatë pritet të rikthehet fundjavën e ardhshme, me freskim të motit. Kështu, duket se freskia e natës që kaloi dhe vranësirat e kësaj të diele janë thjesht kapriçiot e verës që po kalojmë. Edhe pse drejt fundit, sinoptikanët theksojnë se stina do të rikthejë të nxehtin afrikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›