Mjekët: Tatuazhet, burim infeksionesh

Tatuazhet dhe pirsat janë një burim infeksioni në trupin e atij që zgjedh të ketë një zbukurim të tillë. Tendenca e të rinjve për të pasur një aksesor apo dekor, zakonisht në zona të ekspozuara të trupit, ja që nuk qenka pa pasoja. Mjeku dermatolog, Bujar Përnaska thotë se mjaft të rinj drejtohen në klinikë për ndihmë me pirsa apo tatu të infektuar.
Zona ku vendoset tatuazhi, sidomos lëkura, humbet vetitë jetësore. Kështu sipas mjekëve, kjo pjesë trupi është më e ekspozuar ndaj infeksioneve dhe plagëve të vështira.
Tatuazhet dhe pirsat janë një modë shumë e përhapur sidomos tek mosha e adoleshencës. Tashmë kjo tendencë ka filluar të pranohet edhe në Shqipëri si një shfaqje normale nga shoqëria, ndonëse ka edhe nga ata që mendojnë se këto zbukurime të trupit janë një mbetje nga sjella e shoqërisë në lashtësi, ku fiset i përdornin tatutë dhe pirsat si mjet për t'u dalluar mes tyre.