E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Marrëveshja. PD-LSI, e pakthyeshme

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili u shpreh në një konferencë për shtyp se marrëveshja PD-LSI është një vendim i pakthyeshëm. Sipas tij vendimi është marrë me unanimitet nga konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim . Vasili duke iu referuar deklaratës të disa ditëve më parë të 5 përfaqësuesve të saj për rishikim të marrëveshjes PD-LSI theksoi se LSI-ja nuk do të humbasë kohë me zëdhënësit e Ramës duke shtuar se marrëveshja do të finalizohet në shtatot brenda afatit kushtetues.
Gjithashtu Petrit Vasili duke iu referuar grabitjeve të djeshme theksoi se policia duhet të bëjë luftë të fortë kundër krimit të rrugës duke bashkëpunuar më ngushtë me qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›