Mjekët akuzojnë trupat izraelite për mizori në spitalet e Gazës

Mjekët dhe pacinetët në spitalin e Gazës kanë akuzuar ushtrinë izraelite se kanë ushtruar terror teksa kanë bastisur një spital në Gazën veriore.
Sipas tyre, ushtarët izreaelitë kanë përdhosur me buldozerë trupat e pacientëve të vdekur si dhe kanë qëlluar edhe mjekë të cilët i kanë konsideruar si të lidhur me Hamasin.
Pretendimet lidhen me një operacion tetë-ditor nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në spitalin Kamal Adëan javën e kaluar, për të cilin ushtria pretendon se po përdorej si qendër komandimi dhe kontrolli nga Hamasi.
Sipas videove të CNN, pamjet janë shqetësuese të mënyrës sesi IDF e kreu operacionin, pasi mjekët u morën në pyetje për lidhjet e tyre me Hamasin dhe stafi luftoi për të trajtuar pacientët e bllokuar brenda.
“Ushtarët gërmuan varret këtë mëngjes dhe i tërhoqën zvarrë trupat me buldozerë, më pas i shtypën trupat me buldozerë. Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë më parë”, tha kreu i shërbimeve pediatrike të spitalit, Hossam Abu Safiya.
/rtsh.al/