Ratcliffe i bashkohet Manchester United, 1.5 miliardë të paguara

Pas muajsh thashethemesh, tashmë është edhe zyrtare: Jim Ratcliffe është një aksioner i ri i Manchester United. Pronari i Ineos ka blerë 25% të aksioneve të Djajve të Kuq, duke iu bashkuar kështu familjes Glazers, në krye që nga viti 2005. 71-vjeçari pagoi shumën rekord prej 1.44 miliardë euro, shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për të blerë një pjesë të vogël të një klubi.
Ratcliffe, i cili do të garantojë edhe 300 milionë dollarë për investime në infrastrukturë, ka ambicie të mëdha: “Ne do ta rikthejmë klubin në majat e futbollit anglez, evropian dhe botëror – siguroi ai -. Sipas marrëveshjes do të kem në dorë drejtimin e operacioneve totale të futbollit. Na pret punë e vështirë, deri më tani potenciali i madh tregtar i garantuar nga ky klub historik nuk është shfrytëzuar plotësisht”.
Dorë e lirë edhe në merkato dhe zgjedhje teknike për sipërmarrësin e njohur, i cili prej 13 muajsh kërkon aksione brenda Manchester United: për të marrë epërsinë, ai mundi konkurrencën e biznesmenit nga Katari Sheikh Jassim bin Hamad al-Thani. Sipas marrëveshjes, Ratcliffe do të ketë gjithashtu fuqi më të madhe votimi në Bordin e Drejtorëve, ku do të ulen dy nga njerëzit e tij të besuar, Jean Claude Blanc dhe Sir Dave Brailsford. Prandaj fillon një epokë e re për Djajtë e Kuq, me një revolucion bashkangjitur.