Broja, 59 minuta në humbjen e Çelsit

Sfida e javë ssë 18-të në Premier League sheh Wolverhampton-in të triumfojë 2-1 ndaj Chelsea falë goditjes me kokë në minutën e 51-të të Lemina (goli i tij i tretë në sezon) pas goditjes nga këndi dhe golit të Doherty minutën e 93-të. Goli i parë i Nkunkut me fanellën e bluve në minutën e 96-të ishte i kotë. Pochettino (nokauti i tretë në katër të fundit në kampionat) mbetet në kuotën e 22 pikëve, aq sa ka dhe skuadra e O’Neil.
Pochettino zgjodhi treshen Palmer-Jackson-Sterling në mbështetje të Brojës në fazën sulmuese. Ishte pikërisht sulmuesi kuqezi që në minutën e 5-të të sfidës kishte një mundësi të mirë për të shënuar, por u vonua, ose më saktë preferoi të driblonte dhe jot ë godiste menjëherë, duke I dhënë mundësinë kundërshtarit të evitojë rrezikun. Broja qëndroi në fushën e lojës deri në minutën e 59-të për tu zëvendësuar më pas nga Mudryk.