E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeket apel qytetareve Kujdes nga i ftohti

Shtohen rastet e personave të prekur nga virozat e stinës dhe infeksionet në rrugët e frymëmarrjes dhe kjo si pasojë e uljes së temperatuarve. Mjekët i bëjnë apel qytetarëve të shmangin daljet në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes si dhe të paraqiten tek specialisti me shqetësimin më të parë
Vala e të ftohtit që ka përfshire vendin ka rritur ndjeshmërine e organizmit ndaj infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Në të gjithë vendin rreth 13 mijë persona në javë kërkojnë ndihmën e specializuar të mjekut për të tilla shqetësime ndër të cilët 41 % janë femijë.
Megjithëse mjekët theksojnë se kjo është një situatë normale për stinen ato i bëjnë thirrje qytetarëve ta ajrosin shpesh ambjentin, të shmangin punët e rënda fizike, vrapimin në të ftohte si dhe të evitojnë daljet herët në mëngjes dhe në darkë.
Këto sipas mjekëve janë disa masa të nevojshme për stinen e ftohtë, pasi në dimër organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar temperaturat e ulëta dhe kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për fëmijët dhe të sëmurët kronikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›