Nostalgjiket e Enverit djegin librin e Fevziut
Libri biografik i gazetarit Blendi Fevziu, “Enver Hoxha”, është djegur në shenjë proteste nga nostalgjikët e ish-diktatorit komunist. Një grup përfaqësues i partise komuniste në qytetin e Beratit janë mbledhur në sheshin kryesor. Në shenjë proteste kanë ndezur zjarr me librin për jetën e diktatorit komunist. Libri i parë biografik bazuar në dokumentat e arkivit personal dhe rrëfimet e atyre që ndan jetën dhe punën e tyre me ish-diktatorin Hoxha, sjellë për lexuesit nga Fevziu, është konsideruar si përbaltje e figurës së Hoxhës dhe në këtë mënyrë sipas tyre ai duhet djegur në shenjë proteste. Një prej nostalgjikëve komunistë në këtë qytet, Aleko Boçe thote se “Nuk jemi dakort me ato që shkruan Fevziu në këtë libër. Ai kërkon të prishë imazhin e Enver Hoxhës dhe ne dogjëm memorien e sëmurë të autorit”.
Fevziu me veprën e tij për Enver Hoxhën, jo vetëm ka hedhur baltë mbi figurën e komandantit, por mbi gjithë historinë e Shqipërisë.
Fevziu me veprën e tij për Enver Hoxhën, jo vetëm ka hedhur baltë mbi figurën e komandantit, por mbi gjithë historinë e Shqipërisë.