Mjeket dhe infermieret, rritja re e pagave qe perfitojne Sonila Isaku
Mjeket, infermieret dhe gjithe personeli i Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” do te perfitojne nje rritje te pages. Pas vendimit te marre nga Keshilli i Ministrave duke filluar nga muaji korrik bluzat e bardha do te perfitojne kete shtese page e cila do te merret ne majin shtator edhe per dy muajt e kaluar.
Shtesa
Mjeket dhe infermieret jane perfituesit me te medhenj, ku perkatesisht mjeket ne QSUT do te perfitojne rritje te pages deri ne 5 mije leke te reja ne muaj, kurse infermieret deri ne 3 mije leke. “Shtesa e pagave e miratuar nga qeveria eshte nje stimul qe behet per mjeket, infermieret dhe gjithe personelin mbeshtetes. Aktualisht ne kemi zbardhur vendimin dhe jemi duke hartuar tabelat perfundimtare, per te shperndare pagesat ne muajin shtator, por qe efekti financiar i kesaj shtese ka nisur qe ne fillim te muajit korrik” ka pohuar drejtori i QSUT-se, Ilir Dashi. Sipas tij, kjo eshte nje nga rritjet e pagave me te favorshme per personelin shendetesor te cilet shkojne per mjeket dhe infermieret. Nderkohe qe per shefat e pavijoneve rritja eshte prej 2 mije lekesh. “Nga kjo rritje, perfitojne 2685 punonjes te QSUT-se, nderkohe qe shtesa eshte e diferencuar sipas profesionit” ka pohuar Dashi. Sipas tij, rritje e pagave kerkon nje buxhet prej 88.366.880 leke shtese gjate nje viti.
Administrata
Persa i perket punonjesve te administrates se QSUT-se, rritja e pagave eshte bere ne baze te pozicionit te punes. Keshtu, per pagat e larta nuk ka pasur asnje rritje, nderkohe qe per pagat e uleta ato kane shkuar deri ne 3 mije leke. “Nese per mjeket dhe infermieret ka qene e percaktuar se sa eshte rritja e pagave, per personelin e administrates nuk ka ndodhur keshtu. Per pagat e larta sic eshte per drejtues apo pozicione te tjera rritja ka qene zero, ose shume e ulet” kane pohuar drejtuesit e QSUT-se. Sipas tij, rritja e pages se pasqyruar bazohet ne pagen baze, nderkohe qe punonjesit perfitojne te tjera shtesa sic eshte ajo e vjetersise ne pune, kompensimi i energjise per pagat nen 35 mije lek etj.
Rritja
Mjeket dhe infermieret jane perfituesit me te medhenj, ku perkatesisht mjeket ne QSUT do te perfitojne rritje te pages deri ne 5 mije leke te reja ne muaj, kurse infermieret deri ne 3 mije leke
QSUT, priten te tjera bonuse per bluzat e bardha
Mjeket, shperblime nga te ardhurat dytesore
Mjeket pervec pagave perfitojne edhe bonuse dhe shperblime ne baze te punes te tyre qe kane realizuar. Keshtu, te ardhurat dytesore qe ata sigurojne, pikerisht 30 per qind prej tyre shkojne per shperblime dhe pagesa. Po keshtu, e njejta skeme aplikohet edhe per mjeket e poliklinikave. Ne QSUT, gjate 6 mujorit te pare eshte dhene nje shperblim per te gjithe punonjesit i cili ka shkuar deri ne nje page per ato sherbime te cilet kane pasur edhe numrin me te madh te vizitave dhe te pagesave te mbledhura. Sipas drejtorit te QSUT, duke pare te ardhurat dytesore te realizuara nga sherbimet do te kete te tjera pagesa bonus. Po keshtu, edhe mjeket e poliklinikave perfitojne shperblime nga puna e tyre. Sipas ISKSH-se, 9 mije punonjes te paresorit moren shpermbim per 6 mujorin e pare te vitit. Shperblimi behet fale treguesve te mire te performances qe kane treguar mjeket ne kuader te reformes ne sistemin paresor. Paga bruto per mjeket ne sherbimin shendetesor paresor varion nga 37.000 leke te reja ne 76.000 leke, ndersa per personelin tjeter (infermiere, sanitare, shofere etj.) varion nga 19.000 - 25.000 leke. Ndersa fondi ne total i akorduar nga ISKSH ne buxhetin e qendrave shendetesore per shperblimin e 6-mujorit eshte 270 milione leke te reja.
Reforma
Qe nga 1 janari 2007 ka nisur te zbatohet reforma ne sherbimin shendetesor paresor. Sipas ISKSH-se, per here te pare jane krijuar qendra shendetesore autonome dhenese te sherbimeve te kujdesit paresor, te cilat funksionojne si nje ekip profesionistesh te kontraktuar me sigurimin shendetesor kundrejt dhenies se nje pakete te mirepercaktuar sherbimesh shendetesore, me llogari bankare dhe status te vecante.
Tabela e rritjes se pagave
Pozicioni Ishte Behet
Shef Sherbimi 52000 54000
Mjek kirurg 35000 40000+ veshtiresi
Mjek 35000 40000
Kr/infermiere 28000 30500
Infermiere 22000 25000
Infermier onkologjik 26500 28500
Infermier psikiatri 26500 28500
Laborante 23000 25000
Nd/farmacist 22000 24000
Sanitare 18000 19000