E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi ben autogol me Tan Lepurin

Ne vazhden e sulmeve te pakuptimta qe Partia Socialiste po ben keto dite ndaj bizneseve duke mos lene pa perfshire cdo emer qe aludohet te kete miqesi apo njohje me politikanet shqiptare, sigurisht ata aktualisht ne mazhorance, dje deputeti socialist qe deri vone ka qene numri dy i bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi, ka bere nje autogol.
Ndersa rendi te sulmonte duke trumbetuar fakte te reja, Rahman Selmnallari, sikunder evidenton ne deklaraten e tij politike, vetem dhe vetem se presupozohet te jete mik i Shkelzen Berishes, djalit te kryeministrit, Shalsi beri autogol. Ai sulmoi Selmanllarin e po ashtu dhe ortakun e tij ne biznes ndertimi, Arian Tartari, per nje kontrate investimi per ndertimin e nje godine ku bashkepronare jane dhe dy te tjere. E mes tyre eshte Dritan Avllaj, i njohur si Artan Lepuri, i cili dihet boterisht se eshte njeriu me i afert i Edi Rames ne Tirane.
Pikerisht kete kontrate ka sulmuar dje ne daljen e radhes, deputeti Shalsi. Por ndoshta Shalsi e ka bere kete autogol nisur nga fakti se ai nuk e njeh se Tan Lepuri i Edi Rames eshte Dritan Avllaj i kesaj kontrate, faksimile te se ciles ju shihni perbri ketij shkrimi.
Ne deklaraten e tij, Shalsi hodhi plot akuza ndaj kompanise Vizion Construction, duke lidhur keto akuza me te qenit ne krye te kesaj kompanie, njerez te cilet jane te njohur te djalit te kryeministrit e duke iu referuar pikerisht emrit te Rahman Selmanllarit. Por pikerisht ketu, ka ndodhur “lajthitja” e Shalsit, qe mesa duket kur ka bere deklaraten e djeshme nuk eshte konsultuar me kapon e tij Edi Rama e per rrjedhoje, “i ra atij”. Sepse Shalsi duke mos e ditur emrin e vertete te Tan Lepurit, - Dritan Avllaj, sulmoi pikerisht kompanine e tij, Vizion Construction.
Ajo qe verehet ne te gjithe kete histori, eshte tendenca per te krijuar lajme, kur ato nuk ekzistojne, duke mos bere asgje me shume se nxirje e imazhit te bizneseve te ndryshme, vetem e vetem se emra brenda tyre, kane miqesi me familjare te mazhorances qeverisese, ca me keq akoma, duke mjaftuar ndonjehere si ne kete rast dhe vetem fakti se nje nga pronaret ka njohje me djalin e kryeministrit, ndonese askush nuk paragjykoi se pronari tjeter, eshte njeriu me i afert i Edi Rames.
Ne kete menyre, po prodhohet politike e piset. Dhe, kur politika eshte e paafte te prodhoje e te luftoje me argumente, perfundon ne pusin e thelle dhe te piset, te lojerave idiote si rasti konkret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›