E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensioni i pjesshem, kushtet per ta perfituar Sonila Isaku

Pensioni i pjesshem i pleqerise mund te perfitohet vetem me 15 vite te dokumentuara te punes, por qe nje kush kryesor ka plotesimin e moshes si per burrat ashtu edhe per grate. Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka publikuar dje te gjitha procedurat qe duhet te ndjekin ata persona te cilet i perkasin kesaj kategorie, nderkohe qe duhet te plotesohen nje sere dokumentesh.
Pensioni
Qe te marresh pension te pjesshem te pleqerise nje burre duhet te kete mbushur moshen 65 vjec, kurse nje grua moshen 60 vjec. Ky eshte nje nga kushtet kryesore per ta perfituar, nderkohe qe personat qe kane periudha sigurimi, kane te drejten e perfitimit te pensionit te pjesshem te pleqerise kur kane jo me pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo me shume se 35 vjet periudha sigurimi. “Po keshtu keta persona te cilet do te aplikojne per te marre nje pension te pjesshem duhet te jene te terhequr nga veprimtaria ekonomike dhe per periudhen e tranzicionit, per moshen e daljes ne pension zbatohet neni 92, i Ligjit nr. 7703, date 11.05.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise“, i ndryshuar” thuhet ne njoftimin zyrtar te Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Persa i perket mases se pensionit te pjesshem ajo caktohet si pjese e pensionit te plote te pleqerise dhe llogaritet duke shumezuar shumen e pensionit te plote te pleqerise, te llogaritur me kohen e periudhes se sigurimit, duke e vene ne raport me periudhen e sigurimit per 35 vjet. “Ne qofte se perfituesi ka nje periudhe sigurimi prej 18 vjetesh dhe masa e pensionit te plote te pleqerise eshte caktuar 12.000 leke, masa e pensionit te perfituar do te jete 12.000 *18 qe jane vitet e sigurimit, ne raport me 35 qe jane vitet per te perfituar pension te plote” thuhet ne njoftimin e ISSH-se.
Kriteret
Per te perfituar kete shperblim te pjesshem, perfituesi, duhet te paraqese dokumentet qe vertetojne moshen dhe identitetin; fotokopje e leternjoftimit elektronik, ose certifikate lindjeje me fotografi; certifikate e gjendjes familjare; certifikate martese (per femrat); dy fotografi; librezen e punes; vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj; vertetim per periudhen e sigurimit, e leshuar nga zyra e arkivit prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore per punedhenesit, te punesuarit, te vetepunesuarit, te vetepunesuarit ne bujqesi dhe te siguruarit ne menyre vullnetare, si dhe te siguruarit sipas VKM; vendim gjykate per njohje te vjetersise ne pune; vertetim i vjetersise ne pune per ish-anetaret e kooperativave bujqesore, para vitit 1992; vertetim i Deges Ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak; vertetim-tip i vjetersise ne pune per ushtaraket; fotokopje e noterizuar e diplomes se shkolles se larte per kerkueset femra. Gjithashtu te gjithe perfituesit duhet te paraqesin edhe vertetim page, sipas se ciles eshte derdhur kontribut per periudhat e sigurimit qe nga 01.01.1994 deri ne momentin e shkeputjes nga puna, sipas formularit tip; cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton pagen ose derdhjen e periudhave kontributeve.

Dokumentacioni per ish- te perndjekurit

Ish te perndjekurit dhe te denuarit politike duhet te paraqesin edhe vertetim te gjendjes gjyqesore; vertetim per kohen e vuajtjes se denimit, leshuar nga Ministria e Rendit; vertetim per faktin e denimit per motive politike e kohen e vuajtjes se tij, te leshuar nga Komisioni i Ministrise se Rendit dhe e Drejtesise; cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton qenien ne pune. Masa e pensionit te pjesshem te pleqerise caktohet si pjese e pensionit te plote te pleqerise dhe llogaritet duke shumezuar shumen e pensionit te plote te pleqerise, te llogaritur me kohen e periudhes se sigurimit, duke e vene ne raport me periudhen e sigurimit per 35 vjet.

Dokumentacioni qe nevojitet per te perfituar pensionin

Fotokopje e leternjoftimit elektronik, ose certifikate lindjeje me fotografi;
Certifikate e gjendjes familjare;
Certifikate martese (vetem per aplikueset femra);
Dy cope fotografi.
Dokumentat qe vertetojne periudhat e sigurimit dhe llojin e punes jane:
Libreza e punes;
Vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj;
Vertetim per periudhen e sigurimit, e leshuar nga zyra e arkivit prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore per punedhenesit, te punesuarit, te vetepunesuarit, te vetepunesuarit ne bujqesi dhe te siguruarit ne menyre vullnetare, si dhe te siguruarit sipas VKM;
Vendim gjykate per njohje te vjetersise ne pune (ne se shikohet e arsyeshme);
Vertetim i vjetersise ne pune per ish-anetaret e kooperativave bujqesore, para vitit 1992;
Vertetim i Deges Ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak (per kerkuesit meshkuj);
Vertetim-tip i vjetersise ne pune per ushtaraket;
Fotokopje e noterizuar e diplomes se shkolles se larte per kerkueset femra (kur kane mbaruar studimet e larta, me shkeputje nga puna).
Vertetim page, sipas se ciles eshte derdhur kontribut per periudhat e sigurimit qe nga 01.01.1994 deri ne momentin e shkeputjes nga puna, sipas formularit tip (nese ka punuar dhe ka derdhur kontribute per periudhat pas dates 01.01.1994);
Cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton pagen ose derdhjen e periudhave kontributive.
Te perndjekurit: Vertetim i gjendjes gjyqesore;
Vertetim per kohen e vuajtjes se denimit, leshuar nga Ministria e Rendit Publik;
Vertetim per faktin e denimit per motive politike dhe kohen e vuajtjes se tij, te leshuar nga Komisioni i Ministrise se Rendit Publik dhe Ministrise se Drejtesise;
Cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton qenien ne pune.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›