Arratiset ne pyll, gjendet i pajete 45-vjecari
MAT- Trupi i pajete i nje 45-vjecari nga fshati Benje i Matit, eshte zbuluar nga banoret ndersa mbeten mister shkaqet e vdekjes. Burime te policise thane se oret e para te mengjesit te djeshem u njoftuan se ne vendin e quajtur "Livadhi i Kadiut", kishin gjetur trupin e Hasan Kadiut, baba i 6 femijeve. Ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor. Policia ka bere ekspertizen dhe ka marre ne pyetje shume banore te fshatit, te cilet rrefyen se personi ne fjale ishte larguar mbremjen e se premtes nga shtepia. Sipas babait te moshuar te viktimes, djali ka qene duke kullotur bagetite se bashku me te dhe ne nje moment i ka ikur duke u fshehur ne pyll, ndersa e kane kerkuar gjithe naten. Vetem ne mengjes eshte arritur qe 45-vjecari te gjendej i vdekur ne zonen e pyllezuar. Policia tha se ne trupin e te ndjerit nuk ka pasur shenja dhune, kurse sipas familjareve mesohet se Hasan Kadiu vuante nga probleme mendore. Ekspertet dyshojne se shkaku i vdekjes mund te jete nje atak kardiak, ose pirja e lendeve helmuese duke u flijuar. Pritet rezultati i autopsise nga ana e mjekeve per te zbardhur shkakun e vdekjes.
A. Ndoja
A. Ndoja