E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, kapet hajduti 'sistematik'

SHKODER - Policia ka mundur të ndalojnë sot në flagrancë një autor vjedhjesh, i cili ishte me masë sigurie arrest në shtëpi , po për akuzën e vjedhjes. Ylli Sulo Erkoviç, 31 vjeç lindur dhe banues në fshatin Shtoj i Vjetër të komunës Rrethina në Shkodër, është ndaluar nga policia ndërsa tentonte të vidhte një hotel në Shtoj të Vjetër dhe pak minuta më parë kishte vjedhur dy dyqane po në këtë zonë. Ky shtetas, ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes, ndërsa në mars të këtij viti, gjykata e shkallës së parë në Shkodër, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest shtëpie" pasi ishte ndaluar nga polica për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Këtë masë sigurie, 31 vjeçari e ka shkeluar dhe ka vazhduar aktivitetin e tij duke vjedhur dy dyqane dhe tentuar të vidhte një hotel. Pikërisht këtu ai është ndaluar nga policia ndërsa janë sekuastruar me cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura në njërin prej dyqaneve, atë në pronësi të shtetasit K.H.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›