Mjeket e specialiteteve, ne spitalin rajonal
Privatizim ose pune ne spitalin alternativ. Keto jane dy idete qe diskutohen per statusin e mjekeve te specialiteteve. Ata aktualisht punojne me kontrate me Institutin e Sigurimeve Shendetesore, por privatizimi, ne kushtet ku jane poliklinikat, per sa i perket logjistikes, eshte teper i veshtire. Nderkohe qe, mbledhja e te gjithe mjekeve specialiste te poliklinikave ne nje spital te vetem, pikerisht ate alternativ do te ishte ideja me e mire, e cila perkrahet edhe nga bluzat e bardha. "Aktualisht ne punojme dhe mbulojme pjesen me te madhe te pacienteve. Nese do te kishte nje privatizim, poliklinikat ne te cilet punojme jane te parikonstruktuara dhe nuk kane kushtet e nevojshme. Ideja tjeter e mbledhjes se mjekeve specialiste per spitalin bashkiak do te ishte nje zgjidhje", shprehen drejtuesit e poliklinikave te specialiteteve. Megjithese ideja per hapjen e nje spitali rajonal ka me shume se nje vit qe eshte hedhur, ende nuk ka nje projekt konkret per te. Fillimisht u fol per Spitalin Ushtarak te kthehej ne rajonal, me pas per ate te sanatoriumit, por ende ky projekt ka mbetur ne leter. Nderkohe qe mjeket e poliklinikave, aktualisht jane te perfshire ne skemen e sigurimeve te kujdesit shendetesor, duke ofruar sherbimin falas per te siguruarit.