E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shkarkon kryekomunarin e Rrethines

Këshilli i Ministrave ka miratoi në mbledhjen e fundit, shkarkimin nga detyra të kryetarit të komunës Rrethina, Kleves Muja dhe të kryetarit të komunës Lenie, Astrit Bici.
Sipas njofitimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, propozimi për shkarkimin nga detyra të kryetari të komunës Rrethina, Kleves Muja është bërë me propozim të ministrit të Brendshëm, bazuar në dokumentacionin e Policisë së Shtetit për pjesëmarrje të tij në grupe të organizuara kriminale të drogës në Itali dhe kërkesës që pala shqiptare ka marrë për ekstradimin e tij nga autoritetet e drejtësisë së këtij shteti.
Ndërkohë, propozimi për shkarkimin e kryetarit të komunës Lenie, Astrit Bici është bërë gjithashtu nga ministri i Brendshëm, bazuar në raportin e Kontrollit të lartë të Shtetit, në të cilin janë evidentuar shkelje të rënda të ligjit në veprimtarinë e tij si kryetar komune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›