E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefat e sherbimeve kunder projekti te ISKSH per spitalet

Shefave te sherbimeve ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", duket se nuk u ka pelqyer aspak projekti i ISKSH per futjen ne skemen e sigurimeve te spitaleve. Ndonese nuk e pranojne publikisht, ne menyre konfidenciale ata shprehen kunder projektit ne fjale. Me sa duket, futja e spitaleve ne skemen e sigurimeve shendetesore, ashtu sikunder ka ndodhur me spitalin e Durresit, do t'i hiqte "gjahun" nga dora atyre, cka nenkupton se nuk do te kene mundesi te ushtrojne vepren penale te mitmarrjes. Nje frike e tille atyre u eshte bere me e prekshme sidomos ditet e fundit, kur po flitet me konkretisht ne lidhje me zbatimin e tij. Kjo ndodhi sidomos dy dite me pare kur drejtoresha e ISKSH njoftoi lidhjen se shpejti te kontratave 1-vjecare me kete institut. Megjithate, ata ende nuk kane mbajtur nje qendrim zyrtar per nje projekt te tille. Projekti pritet te filloje zbatimin me 1 janar 2009, kohe kur do te ndryshoje teresisht menyra e te funksionuarit te pagesave. Keshtu, te pasiguruarit do te paguajne te gjithe vleren e sherbimit qe perfitojne, ndersa te siguruarit nuk do te paguajne asgje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›