E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët, ndihmë për banorët e zonave të përmbytura

Ne ndihme te familjeve ne qarkun e Shkodres do te jene dhe mjeket e qendres spitalore universitare “Nene Tereza”. Drejtori i QSUT, Ilir Dashi, ne nje takim me shefat e npavioneve te qendres spitalore qe drejton dhe me pedagoge, mjeke te fakultetit te mjekesise, ka kërkuar ndihmen maksimale , per keto familje si dhe gadishmerine e plote per kapërcimin e situates se emergjences.

“Në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim shumë të
ngushtë jemi në një rregjim gatishmërie për të përballuar qoftë me
personel mjekësor  edhe me materile mjekësore cdo skenar dhe situatë të
pritshme. Gjithësesi urojmë që me gatishmërinë tonë dhe me ndihmat
materiale që do të japim do të lehtësohet gjendja dhe do të vijë në një
përmirësim të vazhdueshëm” tha Dashi.

E nderkohe krahas ndihmes mjekesore qe ju eshte kërkuar bluzave te
bardha per familjet ne nevoje atyre ju eshte bere nje thirrje, te
kontribuojne dhe me ndihme financiare per mijra familjet ne nevoje. “Të
gjithë të japim diçka materialisht nga rroga jonë. Personalisht do të
derdh në numrin e llogarisë respektive 50 mijë lekë të reja në ndihmë të
këtyre familjeve” tha Alfred Priftanji, dekan i fakultetit te
Mjekesise.

Ndihma financiare, por edhe ne ushqime dhe veshmbathje kane filluar te
mblidhen nga te gjitha institucionet shterore per tju ardhur ne ndihme
banoreve te zonave te përmbytura.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›