E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti "Bllaca", EULEX asnjë koment për arrestimin e një personi

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë nuk ka komentuar ecurinë e procesit pas arrestimit të një personi lidhur me “rastin Bllaca”. Përfaqësues të këtij misioni kane bere te ditur per Alsat se “për shkak të vazhdimit të këtij procesi,Prokuroria Speciale,EULEX-i duhet të ruajë konfidencialitetin e hetimeve që po zhvillohen, për t’ju mundësuar prokurorëve dhe policëve të punojnë pa pengesë”.

Ditë më parë,EULEX përmes një njoftimi për shtyp bëri të ditur se ka
arrestuar Driton H.i cili dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në dy
tentative për vrasje.Arrestimi u bë pas urdhrit të gjykatësit të
EULEX-it,si vazhdimësi e hetimeve të “rastit Bllaca”.Driton H.akuzohet
për pjesëmarrje në dy tentativa për vrasje,njëra që dyshohet se ka
ndodhur në nëntor 1999 në Prishtinë dhe tjetra në qershor të vitit 2000
në Ferizaj.Policia e Kosovës, nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me
personin e arrestuar për të mos ndërhyrë në hetimet e policëve që merren
me rastin në fjalë.

Ndërkohë,në njoftimin e zyrës për informim të EULEX-it thuhet se“hetimet
po vazhdojnë nga policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e Zyrës së
prokurorit special”.Më 30 dhjetor një trup gjykues EULEX-it dhe Gjykatës
së Qarkut në Prishtinë,ka shtuar afatin e arrestit shtëpiak për Nazim
Bllacën edhe me dy muaj-vendim ky që u mor pas kërkesës së Zyrës së
Prokurorisë Speciale.Nazim Bllaca është nën arrest shtëpie që nga 1
dhjetori të vitit  2009 pasi akuzohet për vrasje,vrasje në tentativë dhe
krim të organizuar.
 
Edona Peci

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 13 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›