Mjeket ne Korce proteste kunder dhunes fizike

Bluzat e bardha në Korçë kanë protestuar kundër dhunës fizike që ushtrohet ndaj tyre gjatë ushtrimit të profesionit. Protesta u organizua një ditë pas dhunimit me mjete të forta të mjekut të sanatoriumit të Korçës Thoma Nini. Personelit të urgjencës ,kanë ndërprerë punën për 1orë në shenjë proteste ndaj dhunës fizike dhe verbale, me të cilën përballen shpesh bluzat e bardha gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Nëndrejtori i spitalit të Korçës Gjergji Gjata u ka kërkuar qytetarëve që të tregohen të matur dhe të respektojnë punën dhe përkushtimin e bluzave të bardha në përmbushjen e detyrimit të tyre.