E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushohet padia ndaj Taçit, banka e Azerbajxhanit nuk paraqitet në gjyq

Tiranë- Gjykata e Tiranës pushoi çështjen gjyqësore ndaj kompanië Taçi Oil, pronë e biznesmenit Rezart Taçi si dhe bankes Credins, pas padisë së bankës së Azerbajhxhanit, e cila kërkoi kthimin e një borxhi prej afro 70 milion Euro.

Me kërkesë të kësaj banke, gjykata kishte ngrirë asetet e kësaj kompanie. Gjykata e Tiranës, një muaj më parë kishte vendosur ngrinte 75% të aksioneve të zotit Taçi në këtë kompani, për llogari të bankës së Azerbajxhanit, deri në shqyrtimin në themel të çështjes. Sot ishte caktuar data e zhvillimit të këtij gjyqi, por pala paditëse nuk është paraqitur, ndaj dhe gjykata ka pushuar çështjen.

Ndërsa gjykatësit kishin caktuar orën 13.00 për fillimin e shqyrtimit të pretendimeve të bankës azere për borxhin e pakthyer nga kompania e zotit Taçi, asnjë prej avokatëve apo përfaqësuesve të saj nuk janë paraqitur në seancë, gjë që ka çuar në pezullimin e gjyqit.

Ky vendim rrëzon tashmë edhe vendimin e ngrirjes së aksioneve të Taçit në kompaninë Armo, për llogari të bankës së Azerbajxhanit.

Sipas bankës azere, shuma në fjalë ishte marrë nga Taçi si garanci për privatizimin e kompanisë së naftës Armo, por më pas ato janë përdorur prej tij pikërisht për të paguar vlerën e saj pranë shtetit shqiptar. Por më pas ata para nuk ishin kthyer më. Ndërkohë që vetë Taçi kishte hedhur poshte pretendimet duke thene se shuma për të cilën flitet nuk ka lidhje me procesin e blerjes së kompanisë Armo.

Megjithatë mbetet i pashpjegueshëm fakti se përse pala paditëse nuk është paraqitur në gjyq, kur ishte ajo që e hapi këtë proces.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›