E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet Mbretëresha e Kokainës në Kolumbi, 69-vjeçarja Griselda Blanco

Kolumbi- Një trafikane droge e njohur si “Mbretëresha e Kokainës” është qëlluar për vdekje në qytetin e Medellinit në Kolumbi.

69-vjeçarja Griselda Blanco u vra nga persona të armatosur kur ajo po dilte nga një dyqan mishi. Blanco ishte një nga të parët njerëz që ka kontrabanduar kokainë nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara në një shkallë të madhe mes viteve 1970 dhe 1980.

Ajo kishte themeluar shumë prej rrugëve të kontrabandës të marra përsipër nga karleti Medellin, pais Blanco u dënua me 20 vjet burg për trafik droge.

Me një reputacion mizor Blanco dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e dhjetra rivalëve të saj për të qënë në krye të biznesit të saj. Blanco u dënua nga një gjykatë amerikane për trafikun e drogës në vitin 1985 dhe kaloi 20 vite në një burg ameikan para se të deportohej në Kolumbi, në vitin 2004.

Familja e saj tha se pas kthimit të saj në Kolumbi, Blanco kishte prerë lidhjet e saj me krimin e organizuar. Policia në Medellin thotë se po heton për motivin e vrasjes.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›