E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen kapsolla plagosen 3 te mitur

Tre të mitur të moshave 14-15 vjeç kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi I një kapsolleje granade, me të cilën ishin duke luajtur. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në rrugën Hamdi Cenoimeri në Tiranë.

Dy komshinjtë Armando Merja dhe Arben Xhepa, pësuan dëmtime serioze në duar dhe fytyrë, ndërsa Fajtoni, djali I xhaxhait të Arbenit, pësoi vetëm disa dëme të lehta sipërfaqësore.

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje ndihmoi tre të miturit për t’I dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Sipas burimeve pranë spitalit ushtarak, gjëndja e plagosurve, Arben Xhepa dhe Armando Merja, ndonëse me dëmtime serioze ishte plotësisht jashtë rrezikut për jetën dhe dëmtimet plotësisht të rigjenerueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›